Ministri Filipçe: Lokacioni i Qendrës Klinike do të jetë në Gjorçe Petrov

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot ka njoftuar se lokacioni i ri i Qendrës Klinike do të jetë në komunën e Gjorçe Petrovit, njofton Portalb.mk.

“Jemi fokusuar në investime të reja . Ja sot në seancë qeveritare kaloi oferta për lokacionin e ri të Qendrës Klinike. Lokacioni do të jetë në komunën e Gjorçe Petrovit. Është punuar një metodologji adekuatë nga ana e grupit të punës”, tha Filipçe.

Këtë e tha gjatë promovimit të sistemit të pastrimit të ajrit në Spitalin për Obstetri dhe Gjinekologji “Nëna Terezë”.

Ky lokacion erdhi pasi që paraprakisht Qeveria vendosi që kjo të jetë në lagjen në Zllokuqan, në afërsi të Spitalit Psikiatrik të lagjes “Bardovcë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button