Spitali “Nëna Terezë” fitoi sistem për pastrim të ajrit brenda objektit, por do të vazhdojë të ndotë

Spitali për Obstetri dhe Gjinekologji “Nëna Terezë” sot ka fituar sistem të pastrimit dhe matjes së cilësisë së ajrit, si donacion i ndërmarrjes së huaj “Evropa BlueAir”, dhe arrin vlerën prej 10 mijë euro. Ky sistem do ta zgjidh problemin me ndotjen e ajrit brenda objektit të Spitalit, por jo edhe atë jashtë tij, që u alarmua ditë më parë, për të cilin kryetari i Shkupit, Petre Shilegov dha ultimatum, transmeton Portalb.mk.

Zëvendësministri për Ambient Jetësor dhe Planifikim Hapësinore, Jani Makraduli. Foto: Borçe Popovski “Kolektif.mk”

Zëvendësministri për Ambient Jetësor dhe Planifikim Hapësinore, Jani Makraduli deklaroi se vendosja e sistemit do të mundësojë që të zgjidhet problemi, me qëllim që të vegjlit të mund të thithin ajër të pastër.

“Me donacion në vlerë prej 10 mijë euro, sot është furnizuar objekti shëndetësor, me pastrues të kualitetit të lartë, njëra nga më të mirat në botë, më të shpejtit për pastrimin e ajrit brenda një ore. Me këtë tejkalojmë një periudhë,  që më të vegjlit, fëmijët të jenë të mbrojtur në periudhën derisa të zgjidhet problemi me ngrohjen”,  tha Makraduli.

Zëvendësministri Makraduli njoftoi se sistemi pastrues është “inteligjent”, dhe përveç se do ta pastrojë, ai edhe do ta mat cilësinë e ajrit – se deri në çfarë mase është ndotja.

Drejtori i ndërmarrjes donatore “Evropa BlueAir”, Aleksandar Provins, tha se qëllimi i donacionit është që fëmijët të mos ndikohen nga ndotja e ajrit.

“Ne jemi në mision për ti ndihmuar njerëzit, gjithë në botë, sidomos fëmijët, sepse ata janë më të ndikuar nga efektet e ajrit të ndotur. Duke e parë situatën këtu, vendosëm të realizojmë donacionin”, tha Provins.

Promovimi i vendosjes së sistemit të pastrimit në Spitalin “Nëna Terezë”. Foto: Borçe Popovski “Kolektif.mk”

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe deklaroi se sistemi i ngrohjes në këtë spital, dhe në spitale tjera të Maqedonisë do të ndryshohet, sepse të njëjtat janë përfshirë në kuadër të projektit të gazifikimit.

“Duam ta fuqizojmë sistemin e ngrohjes në këtë spital, dhe prandaj në vitin e kaluar ne kemi realizuar projekt për gazifikim, i cili si prioritet tashmë ka hyrë në planin për furnizime publike”, tha Filipçe.

Ai u shpreh optimist se sa më shpejtë këto procedura do të kalojnë dhe të nis realizimi i projektit të gazifikimit.

“Tash jemi në fazën teknike, kjo merr kohë diku javë – muaj”, tha Filipçe.

Promovimi i vendosjes së sistemit të pastrimit në Spitalin “Nëna Terezë”. Foto: Borçe Popovski “Kolektif.mk”

Ku donacion vjen pasi që në rrjete sociale qarkulluan video ku shihej se si dilte tym shumë i zi nga oxhaku i Spitalit për Gjinekologji dhe Akusheri “Nëna Terezë” në Çair.

Në lidhje me këtë kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov dha ultimatum 30-ditor, se nëse për 30 ditë nuk ndërrohet kazani djegës i objektit të Spitalit për Gjinekologji dhe Akusheri “Nëna Terezë” në Çair, i njëjti do të mbyllet.

LEXO: Zëvendësministri Makraduli: Për fat të keq, Maqedonia shumë para harxhon për mazut (VIDEO)
LEXO: Ministri Filipçe: Lokacioni i Qendrës Klinike do të jetë në Gjorçe Petrov

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button