Takimi Zaev-Kërstiqeviq: Mirëseardhje për Maqedoninë në NATO dhe mbështetje për të filluar negociatat me BE

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, sot u takua me Damir Kërstiqeviqin, nënkryetar i Qeverisë së Republikës së Kroacisë dhe ministër i Mbrojtjes.

Në takim u përcoll mbështetja e Qeverisë Kroate për integrimin e Republikës së Maqedonisë në NATO, me njoftim se Kroacia do ta nënshkruajë protokollin për anëtarësim të shtetit tonë në Aleancë dhe është shprehur mirëseardhje për vendin tonë në familjen e NATO-s. Gjithashtu, është njoftuar mbështetja e Kroacisë, për Republikën e Maqedonisë në qershor për marrjen e datës për fillimin e negociatave me BE-në.

Urime deri te kryeministri Zaev u përcollën nga homologu i tij kroat kryeministri Andrej Plenkoviq dhe nga Qeveria Kroate për Marrëveshjen e arritur në Prespë, si marrëveshje e ndërsjellë fituese për rajonin dhe për Evropën.  U vlerësua se Marrëveshja është shembull edhe për Bashkësinë Ndërkombëtare, se si zgjidhen çështje të hapura të ndërlikuara. Në këtë drejtim, u mirëpritën politikat e Kryeministrit Zaev, me të cilat konsiderohet se kanë marrë përsipër përgjegjësinë për të ardhmen e vendit tonë që së shpejti do të quhet Republika e Maqedonisë së Veriut.

Kryetari i Qeverisë Zoran Zaev u falënderua për mbështetjen e madhe dhe të vazhdueshme që kemi nga Kroacia dhe njoftoi se shteti ynë është i gatshëm t’i merr parasysh të gjitha përvojat pozitive nga Kroacia, si në fushën e mbrojtjes, ashtu edhe në të gjitha fushat tjera për të cilat është paraqitur nevoja me hapjen e kapitujve për negociata me BE-në.

“Jemi duke jetuar momente historike”, vlerësoi kryeministri Zaev para nënshkrimit të nesërm të Republikës së Maqedonisë dhe vendeve anëtare të NATO-s, të protokollit për aderim të vendit në Aleancë.

Kryetari i Qeverisë, Zaev tha se për shtetin tonë si dhe për rajonin dhe për vendet anëtare, NATO do të thotë stabilitet, siguri dhe mbrojtje dhe se pritet që ajo t’i hap perspektivat ekonomike të shtetit

“I bëjmë edhe reformat e nevojshme në shërbimet e sigurimit, në luftën kundër korrupsionit, në sistemin juridik, administratën publike dhe presim që edhe Këshilli Evropës në qershor të sjell vendim pozitiv dhe t’i hapim kapitujt. Ky trend i ndryshimeve pozitive, është fokusuar të tërheq edhe një numër të madh të investimeve që do të kontribuojnë në cilësinë e jetës së qytetarëve, si dhe për mbajtjen e të rinjve si forcë motorike në shtet“, tha kryeministri Zaev.

Në takim bashkаrisht u konstatua se Republika e Maqedonisë dhe Republika e Kroacisë janë dy vende miqësore, pa çështje të hapura bilaterale dhe se të gjitha proceset aktuale pozitive krijojnë mundësi të mëdha për zhvillimin e bashkëpunimit të ndërsjellë ekonomik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button