Gjykata Penale kërkon kontroll të sistemit për shpërndarje të lëndëve AKMIS

Gjykata Penale e ka ftuar Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë (KGJRM), të gjitha instancat e larta gjyqësore, por edhe informaticientët e pavarur të KGJRM-së të kryejnë kontrolle të jashtëzakonshme të punës së sistemit për shpërndarje të lëndëve – AKMIS, për parregullsi eventuale dhe ta njoftojnë Prokurorinë Publike e cila eventualisht mund të ngrit procedurë përkatëse, njofton Portalb.mk.

“në lidhje me shkrimet e caktuara në disa portale në lidhje me punën e sistemit AKMIS, Gjykata Themelore Shkupi 1 e fton Këshillin Gjyqësor dhe të gjitha instancat ë të larta gjyqësore si dhe informaticientët e pavarur që me miratim të Këshillit Gjyqësor, të kryejnë kontrolle të jashtëzakonshme në punën e sistemit AKMIS për të gjitha parregullsitë eventuale dhe ta njoftojnë Prokurorinë Publike e cila mund të ngrit procedurë përkatëse”, thuhet në kumtesën e Gjykatës Penale.

Në pajtueshmëri me përkushtimet e transparencës, thuhet në kumtesën e Gjykatës, i inkurajojnë të gjithë gazetarët profesionist dhe organizatat civile për të gjithë paqartësitë dhe spekulimet rreth mangësitë eventuale në punën, të kërkojnë qëndrim nga gjykata ose nga instancat më të larta gjyqësore të cilët e rregullojnë punën e gjykatës.

Ndryshe në fund të vitit 2017-të Ministria e Drejtësisë e publikoi raportin që doli nga kontrolli i sistemit AKMIS. Megjithatë, siç njoftoi ministri i atëhershëm Bilen Saliji, me këtë raport nuk parashihet ngritje e padisë penale ndaj personave përgjegjës, për siç tha ai, sepse kaq është mundësia e ndërhyrjes së Ministrisë së Drejtësisë në gjyqësor.

Pas kontrollit të bërë në Gjykatën e Apelit, është vërejtur se numri i madh i lëndëve gjyqësore nuk janë ndarë te gjykatësit e procedurës së caktuar për procedurë paraprake dhe se lëndët janë ruajtur në regjistër.

Nga kontrolli i Sistemit AKMIS në Gjykatën Supreme është vërtetuar se lëndët janë ndarë në mënyrë manuale dhe se nuk ka qenë i formuar as grup punues për ndarjen e lëndëve.

Skandali me sistemin AKMIS, sistem ky që në Gjykatën Themelore dedikohet për ndarjen e lëndëve te gjykatësit kompetent, përfshinë ish kryetarin e Gjykatës Penale Vlladimir Pançevskin që punoi të gjitha lëndët e Prokurorisë Speciale Publike si i afërt me ish-kryetarin e Gjykatës Penale Shkupi 1 dhe kryetarin aktual të Gjykatës Supreme Jovo Vangellovski. Nevoja për kontroll të sistemit AKMIS erdhi pasi që në raportin e Pribesë u tha se “ka perceptime se lëndët gjyqësore nuk janë duke u ndarë nëpërmjet Sistemit AKMIS”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button