Caca-Nikollovska: Supremja s’ka kompetenca që t’i interpretojë ligjet, të akuzuarit s’do t’i shpëtojnë përgjegjësisë

Ish Gjykatësja e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Margarita Caca-Nikollovska, thotë se edhe pse Gjykata Supreme ka miratuar mendim juridik me të cilën ndalohen tëgjitha procedurat e Prokurorisë Speciale Publike, megjithatë të dyshuarit nuk do të shpëtojnë nga ndjekja penale. Sipas saj patjetër sistemi juridik në Maqedoni duhet që të vazhdojë në Maqedoni me procedurat hetuese të lëndëve të cilat PSP nuk ka arritur t’i mbarojë, njofton Portalb.mk.

“Është fakt se të gjitha partitë janë pajtuar që ta formojnë këtë Prokurori. Por ai është element i fuqishëm për ekzistimin e saj. Me minimin e tij tani, unë pajtohem se PSP është e vdekur, megjithatë nuk do të mundet që të lirohen nga përgjegjësia penale në këtë mënyrë. Megjithatë ka sistem juridik dhe ai sistem patjetër duhet që të gjejë mënyrë që lëndët nga fusha penale të procesuohen dhe në këtë ose atë mënyrë të arrihet deri te zgjidhja përfundimtare”, tha Caca – Nikollovska.

Sipas saj, Gjykata Supreme nuk ka të drejtë ta interpretojë ligjin, por ajo është kompetencë e vetme e Kuvendit. Në këtë mënyrë, nuk ka dallim në praktikën gjyqësore, edhe pse Gjykata Supreme në atë e bazon vendimin e tij.

“Nëse ka pasur problem në interpretimin e ligjit, atëherë për atë do të duhej të vendos Kuvendi, ose Gjykata Kushtetuese, nëse ka problem përmbajtja e ligjit. Dukshëm tani disa persona kanë marrë guxim dhe forcë që ta bëjnë atë. Por nëse dikush vlerëson se me këtë mendim juridik të Gjykatës Supreme do të lirohen nga përgjegjësia penale, kjo do të ishte katastrofë për Maqedoninë. Nuk hyjë në përmbajtjen e mendimit juridik, nëse fare ajo është përmbajtje, pasi që është vetëm tekst i përshkruar nga Ligji për Prokurorinë Speciale pa u elaboruar”, thotë Caca-Nikollovska duke shtuar se në tekst askund nuk qëndron se është e ndaluar që të ngritet hetim pas kalimit të 18 muajve që nga marrja e materialeve.

Ish gjykatësja Vera Koco, thotë se edhe përskaj mendimit të Gjykatës Supreme juridikisht nuk qëndron, megjithatë, i njëjti do të ketë ndikim te gjykatat më të ulëta.

“Gjykata Supreme nuk fluturon për herë të parë me këso mendime juridike. Edhe në periudhën e kaluar ka ditur që të miratojë mendime juridike dhe qëndrime, të cilat nuk janë në përputhshmëri me gjendjen juridike në shoqërinë tonë. Ky mendim juridik është i turbullt dhe është miratuar në kohën kur gjykatat nuk kanë pasur vendime të ndryshme, që eventualisht do të dëshironin ndonjë harmonizim për diçka”, thotë gjykatësja Koco.

Ajo thotë se mendimi është miratuar nga gjykata më e lartë në shtet.

“Dhe për atë do të ketë ndikim në gjykatat më të ulëta. Edhe pse gjykatës me integritet, asnjë gjykatës nuk do të guxonte të mendojë më ndryshe nga ajo që është thënë në atë mendim. Dhe vetë mendimi nuk ka thënë diçka speciale. Ngelet që gjykatat më të ulëta të vendosin në lidhje me atë se si do të veprojnë”, vlerësoi Koco.

Ndryshe Gjykata Penale e Shkupit sot ka njoftuar se do të kërkojë nga prokurori publik, Lubomir Joveski që të deklarohet në lidhje me atë se cila Prokurori duhet që t’i udhëheq lëndët kontestuese të Prokurorisë Speciale Publike dhe do të kërkojë interpretim autentik nga Kuvendi i Maqedonisë për nenin 22 të Ligjit për Prokurori Speciale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button