Gjykata Penale kërkon nga Joveski dhe nga Kuvendi që të deklarohen për nenin për kompetencat e PSP-së

Gjykata Penale në Shkup do të kërkojë nga prokurori publik, Lubomir Joveski që të deklarohet në lidhje me atë se cila Prokurori duhet që t’i udhëheq lëndët kontestuese të Prokurorisë Speciale Publike dhe do të kërkojë interpretim autentik nga Kuvendi i Maqedonisë për nenin 22 të Ligjit për Prokurori Speciale, njofton Portalb.mk.

Kjo është vendosur në takimin e djeshëm të Gjykatës Penale, pas mendimit juridik të Gjykatës Supreme i cili i ka kontestuar hetimet dhe akuzat të cilat i ka ngritur PSP pas 30 qershorit të vitit 2017 dhe ka porositur që këto lëndë t’i marrë prokuroria e rregullt.

Sipas Ligjit për Procedurë Penale paditës i autorizuar mund të jetë vetëm prokuroria ose paditës privat, kështu që Joveski duhet që të deklarohet se kush është paditës, Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ose Prokuroria Speciale Publike. Sipas mendimit juridik të Gjykatës Supreme, PSP nuk është paditës i autorizuar.

Nga Kuvendi kërkohet që të japë interpretim autentik, pasi që vetëm ligjvënësi mund të interpretojë dispozita ligjore, ndërkaq organet gjyqësore janë kompetent vetëm që t’i zbatojnë dispozitat, dhe jo t’i interpretojnë, përveç nëse ka zbatim të ndryshëm.

“Me rëndësi të veçantë për Gjykatën është zbatimi i rregullt dhe i qëndrueshëm i Ligjit për Procedurë Penale i cili është me rëndësi primare në miratimin e procedurave. Në këtë kontekst është edhe kërkesa deri te prokurori publik në lidhje me zbatimin e nenit 17 nga LGJP: Neni 17 Parimi i Akuzës dhe zyrtarizmit (1) Procedura penale ngritët dhe udhëhiqet vetëm me kërkesë të paditësit të autorizuar. (2) Për veprat për të cilat ndiqet sipas detyrës zyrtare ose me propozim të të dëmtuarit, paditës i autorizuar është prokurori publik, ndërkaq për veprat të cilat ndiqet sipas padisë private, paditës i autorizuar është paditësi privat”, thuhet në kumtesën e Gjykatës Penale.

Ndryshe, me shumicë të votave, gjykatësit suprem kanë miratuar vendim se hetimet e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), të cilat i ka hapur pas 30 qershorit të vitit 2017-të, nuk munden të vazhdojnë më tej. Hidhen poshtë hetimet për regjistrimin e popullsisë kundër liderit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe të arratisurit ish kryeministrit Nikolla Gruevski, hetimi “I fuqishmi” kundër deputetit Antonio Milloshoski, “Pacienti” kundër zv/kryeministrit Bujar Osmani, “Dizajni” për autobusët kinezë dhe të tjera.

Prokurorisë Speciale i janë marrë edhe hetimet “Perandoria”, “Talir” dhe “Banka e Postës” dhe i kthehen Prokurorisë Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, prej ku paraprakisht janë marrë. Në fakt, të gjitha hetimet e marra nga Prokuroria e rregullt janë kthyer nga Katica Janeva te shefja e Prokurorisë Themelore Publike, Vilma Ruskoska.

Për njërin nga të akuzuarit në “Perandoria”, Orce Kamçev nesër skadon paraburgimi shtëpiak 30-ditor dhe Gjykata Penale dhe e Apelit do të duhet të vendosin – nëse do ta respektojnë vendimin e Gjykatës Supreme ose jo.

Nëse të dy gjykatat vendosin që t’ia vazhdojnë paraburgimit Kamçevit dhe katër të dyshuarve të tjerë, në mesin e të cilëve janë edhe ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov dhe pronari i “Pelistërkas” Cvetan Pandeleski, ata mund që të ankohen deri te Gjykata Supreme, i cili ka miratuar mendim se Prokuroria Speciale pas skadimit të 18 muajve që nga marrja e “bombave”, nuk është paditës i autorizuar për ndërmarrjen e parahetimeve dhe hetimeve të reja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button