Azerbajxhani rinovoi kontratën me Formula 1 deri në vitin 2023

 Grand Prix i Azerbajxhanit ka rinovuar kontratën me Formula 1 (F1) për të paktën deri në vitin 2023, raporton Anadolu Agency (AA).

Rinovimi i marrëveshjes, e cila mundëson që garat e “Cirkut më të madh në rrota” të vazhdojnë të mbahen në Azerbajxhan, u nënshkrua në Baku nga drejtori Gjeneral i F1, Chase Carey dhe ministri i Rinisë dhe Sporteve të Azerbajxhanit, Azad Rahimov.

Ky vend aziatik u bashkua me kalendarin e F1 në vitin 2016.

Gara e parë për Çmimin e Madh të Azerbajxhanit u mbajt në vitin 2017 dhe u fitua nga Daniel Ricciardo i Red Bull Racing – TAG Heuer, ndërsa një vit më vonë triumfoi Lewis Hamilton i Mercedesit.

Këtë vit, Grand Prix i Azerbajxhanit do të mbahet më 28 prill.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button