Italia e ndarë në lidhje me krizën politike në Venezuelë

Italia i ka rezistuar miratimit të një pozicioni të përbashkët me Bashkimin Evropian (BE) për njohjen e liderit opozitar të Venezuelës Juan Guaido si president i përkohshëm, teksa vazhdojnë dallimet e mëdha brenda qeverisë së koalicionit qeverisës të Italisë, thanë burimet diplomatike, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas burimeve, kriza politike e tanishme e Venezuelës ka rezultuar në një ndarje midis presidentit italian Sergio Mattarella dhe qeverisë së koalicionit.

“Duhet të tregojmë përgjegjësinë dhe qartësinë me një linjë të përbashkët nga të gjithë partnerët dhe aleatët tanë të BE-së”, tha të hënën presidenti Mattarella.

Zëvendëskryeministri Luigi Di Maio, nga ana tjetër, ka mbrojtur refuzimin e tij për të njohur Guaidon si lider të përkohshëm të Venezuelës, duke thënë se “ai nuk është zgjedhur nga populli”.

Më 23 janar, Guaido shpalli veten president i përkohshëm. Që atëherë, tensionet janë rritur në shtetin e Amerikës së Jugut, ku presidenti Nicolas Maduro ka refuzuar thirrjet e opozitës për të dhënë dorëheqje.

Maduro akuzon SHBA-në për orkestrimin e një “grushti shteti” kundër qeverisë së tij, duke këmbëngulur se ai është i hapur për dialog me opozitën e Venezuelës.

SHBA ka udhëhequr një fushatë ndërkombëtare për të ushtruar presion ekonomik dhe diplomatik mbi Maduron, përfshirë vendosjen e sanksioneve mbi kompaninë shtetërore të naftës në vend.

Rusia, Kina, Turqia dhe Irani kanë shprehur përkrahjen e tyre për Maduron.

Afërsisht 19 vende evropiane, përfshirë Britaninë, Francën, Spanjën dhe Gjermaninë, janë bashkuar me SHBA-në në njohjen e Guaidos, së bashku me Kanadanë dhe disa shtete të Amerikës Latine.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button