U zbulua dizajni konceptual i Samsung Galaxy X

Pas rrjedhjes së fundit të një videoje zyrtare të telefonit të ardhshëm Galaxy X nga Samsung, i cili u postua dhe u largua shpejt nga kanali zyrtar i kompanisë në YouTube, tani mund të marrim një vështrim më të mirë se si do të duket telefoni i ri i palosshëm kur të lansohet.

Kjo për shkak se LetsGoDigital kanë krijuar një imazh 3D të pajisjes, në bazë të videos së lartpërmendur, ku shihet telefoni për një ose dy sekonda, transmeton Telegrafi.

LetsGoDigital thotë se ka vërejtur disa dallime të rëndësishme midis Galaxy X që mund të shihet në videon promovuese dhe pajisjen që u shfaq nëntorin e kaluar në Konferencën Zhvillimore të Samsung.

Samsung ka një ngjarje të caktuar për në 20 shkurt ku do të lansojë linjën e telefonave Galaxy S10.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button