Si ta largoni zbokthin me preparate natyrale

Zbokthi krijohet për shkak të sëmundjes së lëkurës së kokës. Kjo nxit të kruarit, qërimin e lëkurës dhe shfaqjen e “pikave të pakëndshme të bardha”. Këtë problem mund ta zgjidhni në shumë mënyra. Kurse më së miri është me ndihmën e natyrës.

Vaji i pemës së çajit është antiseptik natyral, i cili mund t’ju ndihmojë të zgjidhni problemin e zbokthit. Duhet që në shamponin tuaj të futni disa pika të këtij vaji dhe ta përdorni rregullisht, transmeton Telegrafi.

Po ashtu, mund të përzieni një lugë të vogël çaji me një filxhan të ujit të nxehtë dhe të gjithë këtë ta bëni në shishen me sprej.

Pas larjes standarde të flokëve, spërkateni kokën me këtë përzierje dhe bëni masazh të lehtë dhe lëreni të veprojë disa minuta. Thani.

Uji i ullirit ka efekt të dobishëm në tërë organizmin, pra edhe në flokë. Duheni të ngrohni pak vaj ulliri të virgjër (të jetë i vakët), bëni masazh në rrënjët e flokëve, mbështillni kokën me peshqir dhe lëreni kështu gjysmë orë.

Pas kësaj, krihni flokët për të larguar lëkurën e vdekur dhe lajeni si zakonisht.

Masazh në kokë mund të bëni dhe me lëngun e limonit. Acidi i limonit do të duhej të largojë bakteret dhe kërpudhat.

Lëngun duhet ta lini të veprojë disa minuta, ndërsa pas kësaj pastroni flokët më shampon dhe regjenator. Përsëriteni këtë trajtim rregullisht dhe zbokthi do të zhduket me kohë.

Aloe vera është ilaç për shumë sëmundje të lëkurës, dhe mund të përdoret edhe në luftën kundër zbokthit, disa minuta para dushit bëni lëng të pastër ose xhel të aloe veres në kokë.

Flokët pastroni me shampon të lehtë. Procedurën përsëriteni dy herë në ditë derisa të mos largohet zbokthi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button