Ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Iliev: Nuk është i rëndësishëm modeli i PSP-së, por të vazhdojnë procedurat që i zhvillon

Nuk është e rëndësishme në cilën formë do të funksionojë Prokuroria Speciale Publike,  zgjidhje ka, e rëndësishme është të ketë vullnet politik që të vazhdojnë procedurat që i ka ngritur dhe i ka ndërmarrë, kështu konsideron ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Dane Iliev. Ai vlerëson se është vënë në pyetje ekzistimi i PSP-së.

“Nuk është mirë. Nga disa anë janë sjellë rregulla të cilat punën e prokurorisë e kanë vënë në shenjën pikëpyetje. Në pyetje është vendosur edhe mbijetesa e saj, a do të mbijetojë si prokurori publike. Ndryshimet në Kodin Penal, mendimi i  Gjykatës Supreme, amnistia”, deklaroi për “Meta”-n Dane Iliev,  transmeton Portalb.mk.

Pas qëndrimit të Gjykatës Supreme, që javën e kaluar dha të mendim të drejtë se PSP nuk është paditës i autorizuar pas skadimit të afatit nga 18 muaj, të parashikuar me ligjin që është formuar, Iliev konsideron se me ligj të ri duhet të gjendet zgjidhje për lëndët që i udhëheq Prokuroria.

“Me siguri do të ndodhë me ligj të ri, patjetër të zgjidhet, me dispozita direkte ose me kalimtare, të tregohet se çfarë janë rastet e ndërmarra nga Prokuroria Publike dhe me materialet që i posedon. Më e logjikshme është t’i ndërmarrë Prokuroria Publike për Krim të Organizuar”, konsideron ish-kryetari i Gjykatës Supreme.

Sipas Iliev, nuk është më e rëndësishme se a do të mbetet PSP apo do të shkrihet në ndonjë nga prokuroritë ekzistuese, deri sa vazhdon procesuimi i lëndëve që i udhëheq dhe përpunimin e materialeve që i posedon.

“zgjidhje ideale nuk ka, zgjidhjet janë të mira, varet nga njerëzit. Nuk është te modeli, por si do të zbatohet. A do të ekzistojë vullnet politik të zbatohet”, pyet Iliev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button