Këshilli Gjyqësor pjesërisht transparent, nuk i tregon arsyet se pse kandidatë të caktuar zgjedhen për gjykatës

“Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë (KGJRM) nuk tregon se pse pikërisht kandidatë të caktuar zgjedhen për gjykatës edhe pse të njëjtët nuk janë në rang-listë të parët”, kjo theksohet në raportin e Institutit për të Drejtat e Njeriut (IDNJ) për punën e KGJRM-së për periudhën prej tetorit të vitit 2018 deri në janar të vitit 2019 në lidhje me transparencën dhe efikasitetin në punën e tyre, njofton Portalb.mk.

Sipas, IDNJ-së, kumtesat Këshilli Gjyqësor i publikon në kohë, por të njëjtat nuk janë të plota, vendimet publikohen jo në kohë dhe janë të plota, procesverbalet pjesërisht në kohë dhe janë të plota, ndërkaq raportet dhe konkluzat  publikohen në kohë, por nuk janë të plota.

“Në kumtesa thuhet vetëm se janë miratuar pikat e rendit të ditës, pa i sqaruar të njëjtat se çfarë konkretisht janë miratuar. Kumtesat që publikohen kryesisht kanë të bëjnë me vizitat dhe takimet të cilat anëtarët e Këshillit Gjyqësor i kanë mbajtur, por edhe kumtesat me informata për media. Vendimet janë publikuar vetëm për zgjedhje të gjykatësve, megjithatë vendimet për zgjedhje nuk kanë përmbajtur informata për të gjithë kandidatët e paraqitur. Procesverbalet për seancat i kanë publikuar, përveç atyre të seancave të mbyllura.  Raportet tremujore për punën e gjykatave dhe raporti vjetor i Këshillit Gjyqësor janë publikuar rregullisht, por nuk janë publikuar raportet e llojeve tjera, as statistika apo të dhëna ose analiza”, tha kryetarja e IDNJ-së, dhe Margarita Caca-Nikollovska.

Edhe pse jemi në kohën e digjitalizimit, KGJRM-ja nuk i pranon ankesat në formë elektronike, gjegjësisht nëpërmjet e-mailit, por vetëm ato që dorëzohen personalisht nga personi dhe me nënshkrim nga i njëjti.

Prezantimi i raportit të IDNJ-së për Këshillin Gjyqësor të RM-së, foto: Borçe Popovski, "Kolektif.mk"
Prezantimi i raportit të IDNJ-së për Këshillin Gjyqësor të RM-së, foto: Borçe Popovski, “Kolektif.mk”

Ish gjykatësja, Vera Koco tha se në raport IDNJ-ja ka theksuar gjithashtu edhe mungesën e transparencës në lidhje zgjedhjen e gjykatësve, gjegjësisht arsyet se pse ndonjë kandidat është pranuar, dhe kjo gjithashtu ndikon edhe në efikasitetin e KGJRM-së, transmeton Portalb.mk.

“Të dhënat nga seancat për zgjedhje të kryetarëve të gjykatave dhe gjykatësve publikohen në ueb-faqen e Këshillit Gjyqësor dhe përmbajnë informata për të gjithë kandidatët e paraqitur si: arsimin, vitet e stazhit dhe pikët nga vlerësimi i rregullt. Vendimet edhe pse përmbajnë të dhëna për të gjithë kandidatët nuk përmbajnë arsyetim se pse ndonjë kandidat është zgjedhur për gjykatës apo kryetar të ndonjë gjykate, edhe pse nuk është i pari në rang-listë, gjatë rangimit nuk publikohet rezultati nga intervista anonime që u bëhet kandidatëve në gjykata”, tha gjykatësja Koco.

Në raport gjithashtu është përmendur edhe rasti me ndarjen e kompensimeve për anëtarët e Këshillit Gjyqësor, i cili ka shkaktuar një sërë reagimesh në opinion. Shqetësimi i IDNJ-së është që një vendim i këtillë e dëmton Buxhetin e Këshillit Gjyqësor, duke e pasur parasysh se vetëm se kanë filluar ta padisin Këshillin Gjyqësor që nuk kanë marrë kompensim.

“Ka rast që një gjykatës në Tetovë e ka fituar rastin në shkallën e parë dhe nëse edhe shkalla e dytë e konfirmojnë të njëjtin atëherë të gjithë gjykatësit do ta padisin Këshillin Gjyqësor dhe në këtë rast do t’i bëhet dëm Buxhetit të Këshillit Gjyqësor”, tha kryetarja Caca-Nikollovska.

Në raport gjithashtu thuhet se KGJRM është pjesërisht efektive duke e pasur parasysh se në Gjykatën e Apelit dhe Administrative ka mungesë të gjykatësve, por nuk ka bërë di[ka që të plotësohen këto vende.

Gjatë kësaj periudhë tetor 2018 – janar 2019, deri në Këshillin Gjyqësor janë dorëzuar 150 ankesa dhe shumica prej tyre janë hedhur poshtë për shkak të mungesës së përgatitjes profesionale të të njëjtave, gjegjësisht nuk janë bërë në mënyrën adekuate.

  • Raportin e plotë mund ta lexoni: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button