Analizë: Qindra miliona euro në fondet private të pensioneve – si ruhen paratë e punonjësve të siguruar?

Të gjithë punonjësit pas 1 janarit të vitit 2003 u siguruan detyrimisht në shtyllën e dytë pensionale. Ata kanë të drejtë të zgjedhin se cila kompani nga dy shoqëritë për sigurime pensionale mund t’i ruajë paratë e tyre nga kontributet e paguara, njofton analiza ekonomike javore e Portalb.mk. Shuma me të cilën disponojnë fondet private të pensioneve që nga formimi i tyre është në rritje. Në fund të vitit 2018, në to kanë qenë të anëtarësuar 490.035 të siguruar.

Çfarë domethënë të jesh anëtar në dy fonde?

Në të njëjtën kohë, këta anëtarë janë edhe pjesë e sistemit shtetëror të pensioneve, si persona të siguruar në FSPI. Me reformën në vitin 2007, qeveria e atëhershme vendosi të zbatojë reformë të ndarjes së sistemit të pensioneve në – shtyllën e shtetërore, shtyllën e dytë private dhe shtyllën e tretë private vullnetare, e cila shpeshherë quhet “shtylla e të pasurve”.
Qëllimi ishte të sigurohet rritje e pensioneve nëpërmjet anëtarësimit në shtyllën e dytë dhe të tretë në mënyrë që shoqëritë private të pensioneve nuk do t’i ruajnë në mënyrë pasive paratë e të siguruarve, por do t’i “shtojnë” duke i investuar në instrumente të ndryshme:  aksione, fonde investuese, letra me vlerë.
Pas daljes në pension, pensionistët e ardhshëm do të marrin pension nga dy burime, nga FSPI-ja dhe nga shtylla private e pensioneve, nga e cila “paratë e kursyera” do të mund t’i tërheqë me këste mujore (si pjesë e pensionit mujor), por ekziston mundësia edhe për të ashtuquajturën “tërheqje e programuar” ose tërheqje graduale të parave.

“Portalb”-i e analizon gjendjen e mjeteve të të siguruarve, sistemin e kontrollit dhe mënyrën se si shoqëritë private të pensioneve i ruajnë qindra miliona euro – para të të siguruarve.

Kush janë anëtarë të shtyllës së dytë të pensioneve? 

“Pasi që jam punësuar para vitit 2003, kur filloi anëtarësimi në shtyllën e dytë të pensioneve, nuk e kisha detyruar të anëtarësohem, mirëpo këtë e bëra me zgjedhjen time personale. Që atëherë, një herë në vit, marr raporte për gjendjen e llogarisë time në fondin privat. Pas aferës që doli në publik, u informove se raportet e rregullta që i marr tregojnë se nuk kam asnjë problem me pagesën e parave për kontribute” – thotë Shqipja nga Shkupi.

Ajo, si dhe 490.034 persona të tjerë janë anëtarë të shtyllës së dytë të pensioneve. Sipas të dhënave më të fundit, në fund të vitit 2018, në Shoqërinë e parë të pensioneve KB ka pasur 254.724 anëtarë të siguruar, ndërsa në SAVA ka pasur 235.311 anëtarë. Me reformën për futjen e shtyllës së dytë të detyrueshme dhe të tretë vullnetare të pensioneve në vitin 2007, u ndryshuan rrënjësisht kornizat e sistemit të pensioneve.

Kështu, anëtarë të detyrueshëm të shtyllës së dytë të pensioneve janë: 

  • Të gjithë të punësuarit pas 1 janarit 2003. Ata regjistrohen automatikisht në shtyllën e parë dhe të dytë të pensioneve, edhe atë në dy mënyra – ose vullnetarisht, me zgjedhjen e tyre të shoqërisë së pensioneve ose shpërndahen sipas sistemit (nëse vetë nuk e zgjedhin shoqërinë për pensione)
  • Të punësuarit me stazh të beneficuar, me përjashtim të punonjësve të MPB-së, ARM-së dhe INP-ve.
  • Të punësuarit para janarit 2003, kishin mundësi që vullnetarisht të anëtarësohen edhe në shtyllën e dytë të pensioneve dhe nuk kanë të drejtë të largohen.
  • Të siguruarit në të dyja fondet pensionale kanë të drejtë të migrojnë nga njëra në shoqërinë tjetër pensionale.

Tani, me ndryshimet e reja ligjore që janë pjesë e reformës së gjerë të paralajmëruar të sistemit të pensioneve, të gjithë personat e siguruar të lindur para 1 janarit të vitit 1967, të cilët kanë pasur më shumë 40 vjet në datën e anëtarësimit në shtyllën e dytë të pensioneve, do të transferohen vetëm në shtyllën e parë të pensioneve.
Përveç kësaj, planifikohet të gjithë të siguruarit me stazh të beneficuar të migrojnë në sistemin e parë të pensioneve.

Me sa para disponojnë shoqëritë për pensione dhe se i ruajnë paratë tona?

Sipas metodologjisë aktuale, përqindja e kontributit për sigurimin pensional është 18.4%. Nga kjo përqindje, 12.4% përfundojnë në Fondin shtetëror të sigurimeve pensionale, ndërsa 6% në fondet e pensioneve private, ku janë të anëtarësuar personat e siguruar. Të dhënat zyrtare nga MAPAS – Agjencia për mbikëqyrjen e sigurimit pensional me financim kapital tregojnë se në fund të vitit 2018 të dyja fondet e pensioneve,  Shoqëria e parë për pensione KB dhe SAVA, kanë pasur në dispozicion gjithsej 1.046.384.877 euro.

Vlera e mjeteve neto të personave të siguruar në fondet private:

SAVA 491.1 milionë euro

KBP   555.2 milionë euro

Sipas rregullativës ligjore, fondet private të pensioneve kanë mundësi dhe detyrim që t’i menaxhojnë paratë e personave të siguruar me rrezik sa më të vogël. Kështu, njëra nga mundësitë është t’i investojnë mjetet në tregjet financiare vendase dhe të huaja, me qëllim që të ruhet dhe të rritet vlera e tyre.
Kthimi, gjegjësisht fitimi që realizohet nga menaxhimi i mjeteve të fondit të pensionit u takon anëtarëve të fondit dhe shpërndahet në llogaritë e tyre. Momente kryesore në menaxhimin me paratë e personave të siguruar janë: të mundësohet siguri, diversifikim (shpërndarje) e rrezikut dhe ruajtje e likuiditetit të mjeteve.

“Portalb”, duke iu referuar të dhënave zyrtare nga MAPS-i, analizon se pjesa më e madhe e parave të të siguruarve në të dyja fondet private të pensioneve janë investuar në kambiale në tregun e brendshëm, në këtë rast pjesa më e madhe në letra shtetërore me vlerë, dhe për këtë arsye shoqëritë private të pensioneve konsiderohen si huadhënës më të rëndësishëm të qeverisë. Ja ku i ruajnë paratë e të siguruarve dy fondet private të pensioneve:

Pushteti aktual u fut në proces të reformimit të sistemit ekzistues të pensioneve. Në paketën e masave në këtë fazë, qeveria vendosi të mos rritet mosha e pensionimit dhe të mos “ngrihen” pensionet, por u përcaktuar për disa zgjidhje të tjera: përshtatja e përqindjes së kontributeve, harmonizimi i pensioneve me modelin e ri, përshtatja e “përqindjeve të zëvendësimit” që i referohen shtyllës së parë dhe të dytë të pensioneve dhe ndjekja e rregullt e gabimeve të sistemit. Ku do të çojë reforma dhe cili është qëllimi, sa do të ndikojë ajo mbi pensionistët aktualë, punonjësit dhe biznesin, është çështje për të cilën përgjigjen do ta kërkojmë në analizën e ardhshme të “Portalb”-it.


LEXO: Prokuroria e ftoi ministren Carovska për kallëzimin penal me pensionet në Fondin Pensional

LEXO: ASH: Kjo mund të jetë skema e Fondit për kthimin e parave në skandalin e pagesës së pensioneve
LEXO: Prokuroria ka hapur procedurë parahetimore në lidhje me skandalin e Fondit Pensional
LEXO: Osmani ju drejtohet mediave dhe politikanëve për skandalin me pensionet: të mos shkruhen të pavërteta
LEXO: Arsovski: Kush duhet ta bart përgjegjësinë për skandalin e Fondit Pensional dhe Invalidor, Carovska ose Zeneli?

LEXO: Artan Grubi: Carovska është më përgjegjëse për skandalin me pensionet
LEXO: SHGM-ja reagoi ndaj funksionarëve Osmani dhe Popovski: Të përmbahen nga kërcënimet ndaj mediave

LEXO: Skandali me pensionet, ministrja Carovska: Janë kompensuar kontributet për 4.926 të siguruar
LEXO: Sela: Nuk na u dha ta menaxhojmë që BDI-ja ta fshehë krimin
LEXO: MPPS do të dorëzojë padi penale për një “kryerës të panjohur”
LEXO: Skandal në Maqedoni: 12 mijë pensionistëve me vite s’u janë transferuar kontributet në shtyllën e dytë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button