Eda Zari: Amazing Age

Kënga: Amazing Age
Këngëtarja: Eda Zari
Albumi: Statement

Eda Zari ka një zë mahnitës dhe është këngëtare, producente, kompozitore shqiptare.  Prej më tepër se një dekadë të tërë Eda Zari jeton në Gjermani. Me 4 vjet filloi të këndoj në gjirin e familjes, me 6 vjet del për herë te parë në skenë, me 16 vjet prezantohet profesionalisht në festivalet nacionale të RTSH.

Ajo tashmë ka realizuar tetë albume me stile të ndryshme muzikore: si Klasik-Jaz, Pop-Soul, dhe World Muzik. Në muzikën e saj vërehet një kombinim shumë elegant i tingujve modernë të përzier me etnosin e pasur shqiptar. Zari ka produksione të përbashkëta me një sërë grupesh dhe artistë të mirënjohur internacional. 

Performanca e artistes dhe debutimet e saj kanë zënë vend në festivale dhe skena të ndryshme internacionale e prestigjioze. Ajo është ambasadore e muzikës shqipe në botë.

Web sajti zyrtar i Eda Zari.
Eda Zari në Youtube.

/Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button