Analizë: Për zbukurimin e vendit për Vitin e Ri komunat kanë harxhuar 615 mijë euro

Për pritjen e Vitit të Ri 2019 janë zbukuruar më shumë komuna dhe janë harxhuar më shumë para se vitin e kaluar, thuhet në analizën e Qendrës për Komunikime Civile, transmeton Portalb.mk.

“Autoritetet lokale kanë bërë marrëveshje për zbukurim në vlerë të përgjithshme prej rreth 615 mijë euro. Për dallim nga viti i kaluar kur rrugët dhe sheshet i kanë zbukuruar Qyteti i Shkupit dhe 18 komuna në vlerë të përgjithshme prej 474 mijë euro, tani, për pritjen e Vitit të Ri tenderë për zbukurim kanë krijuar 26 komuna dhe Qyteti i Shkupit në vlerë të përgjithshme prej 615.020 euro që është për 30 për qind më shumë se viti i kaluar. Madje 55 për qind e parave për zbukurimin e Vitit të Ri janë harxhuar në Shkup edhe atë nga autoritetit e qyteteve dhe nga Komunat Karposh, Aerodrom, Çair, Gazi Babë, Butel dhe Shuto Orizare. Vetëm Qyteti i Shkupit ka harxhuar rreth 260 mijë euro, që është për 33 për qind më shumë nga viti i kaluar”, thuhet në analizë.

Duke parë në aspektin e kompanive që zbukurojnë vendin, pjesa më e madhe e parave do të mbarojnë te kompania e Shkupit “Link Media Plus” e cila për dy marrëveshje me Qytetin e Shkupit dhe me Komunën e Strumicës do të fitojë mbi 300 mijë euro, ndërsa numër më të madh të kontratave dhe atë madje 11 në vlerë të përgjithshme prej 185 mijë euro ka kompania “Metal-Bet-El” nga Shkupi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button