Janë zbuluar metale të rënda te prodhimet ushqimore vendase dhe të importuara

Te 34 mostra të prodhimeve ushqimore nga importimi dhe nga prodhimi vendor janë zbuluar metale të rënda mbi kufijtë e lejuar, tregon raporti i ri i për shëndetin e popullatës në vitin 2017 të përgatitur nga Instituti për Shëndet Publik, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Analiza e përqendrimit të prodhimeve ushqimore me metale të rënda në dhjetë qendra për shëndet publik është bërë në 4.550 mostra, nga të cilat 3.527 janë mostra nga importi dhe 1.023 janë mostra nga prodhimi vendor dhe tregtia.

“Përqendrime të palejuara të larta të metaleve të rënda janë matur te 19 mostra, shtatë nga prodhime importuese (0.2 për qind) edhe atë nga grupi i grurit, miellit, ndërsa nga prodhimtaria vendore dhe tregtia janë detektuar metale të rënda te 12 (1.17 për qind) mostra”, shkruan në raport.

Në Institutin e Shëndetit Publik në lidhje me përqendrimin me metale të rënda të analizuar janë gjithsej 1.757 mostra, 1.065 nga importi dhe 692 nga prodhimtaria vendore dhe tregtia.

Ndryshe, metalet e rënda kanë dendësi relativisht të lartë dhe janë toksike gjatë përqendrimeve të ulëta.

Në grupin e metaleve të rënda janë zhiva, nikeli, kromi, kadmiumii, arseni.

Ata janë shumë të rrezikshme për shëndetin e njerëzve dhe ambientin jetësor. Ndotja me to mund të dalë nga shumë burime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button