Ramos nuk e përjashton mundësinë që të bëhet trajner pas pensionimit (FOTO)

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos pranon se në të ardhmen mund të bëhet edhe trajner i futbollit.

Megjithatë, mbrojtësi pranon se do të dëshironte gjithashtu të kalonte më shumë kohë me familjen kur të pensionohet, transmeton Telegrafi.

 

View this post on Instagram

 

Sumamos y seguimos. Se viene semana grande. ¡Vamos! #HalaMadrid

A post shared by Sergio Ramos (@sergioramos) on

“Unë nuk e marr parasysh të ardhmen, por do të doja të kënaqesha me familjen time shumë më tepër. Ia kushtoj futbollit pothuajse të gjitha orët e ditës dhe kam pak kohë për familjen”.

“Unë nuk përjashtoj mundësinë që të jem trajner dhe do të dëshiroja të mbetem i lidhur me botën e futbollit kur dal në pension. Të jesh një udhëheqës dhe një kapiten është diçka e ngjashme, me gjithë respektin ndaj trajnerëve të mëdhenj që nuk kanë qenë futbollistë”, tha spanjolli.

Theksojmë se 32-vjeçari, si kapiten, ka ngritur trofe të LaLigas, Ligën e Kampionëve dhe Kupës së Botës për klube, por kurrë Kupën e Mbretit, dhe ai synon ta bëjë këtë në këtë edicion.

Herën e fundit kur Real Madridi e fitoi këtë Kupë ishte sezonin 2013/14, ku Ramos ishte në fushë, por kapiten ishte Iker Casillas.

Ndryshe, Ramos deri më tani është paraqitur vetëm 488 herë për skuadrën e Los Blancos.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button