Fondacioni Metamorfozis së bashku me MSHIA-në e shënon Ditën e internetit më të sigurt

Sot, më 5 shkurt, në mbi 140 vende të botës, shënohet Dita ndërkombëtare e internetit më e sigurt nën moton “Së bashku për internet më të mirë”. Shënimi i kësaj dite paraqet thirrje për veprim për të gjitha palët e interesuara, që me forca të përbashkëta të ndihmojnë në krijimin e një interneti më të mirë për të gjithë, veçanërisht për të rinjtë.

Me këtë rast, Fondacioni Metamorfozis, në bashkëpunim me Ministrinë për Shoqëri Informatike dhe Administratë, e shënon këtë ditë me një video të re edukative për ngritjen e vetëdijes në mesin e të rinjve për nevojën për përdorim më të sigurt dhe më të përgjegjshëm të teknologjive onlajn dhe telefonave celularë.

Të gjitha palët e interesuara mund të kyçen në fushatë dhe ta shprehin mbështetjen e tyre duke:

  1. I thënë JO dhunës onljan (sajber-dhunës)
    1. Dhuna onlajn është një problem i përhapur dhe është më se sigurt se të gjithë ata që janë aktivë në rrjetet sociale kanë qenë dëshmitarë pse viktima të këtij lloji të dhunës. Por lajmi i mirë është se të rinjtë e Evropës organizohen kundër dhunës onlajn përmes një fushate të quajtur #Togetherforrespect(Së bashku për respekt).
  1. E mbrojtur privatësinë e tyre onlajn
    1. Privatësia onlajn mund të duket qesharake nga kjo perspektivë, por mbrojtja e të dhënave personale është e nevojshme që të mund të shfrytëzohen në mënyrë të sigurt të mirat që i ofron bota e internetit. Të dhënat e qytetarëve vazhdimisht mblidhen nga platformat e medieve sociale dhe aplikacionet e ndryshme që përdoren për çdo ditë. Nëse nuk u kushtohet vëmendje e mjaftueshme parametrave të privatësisë, njerëzit keqdashës mund të kenë qasje në të dhënat e qytetarëve dhe t’i përdorin ato për ta dëmtuar reputacionin e tyre ose për shantazhe.
  1. Mësuar të mendojnë në mënyrë kritike
    1. Mashtrimet në internet marrin përmasa ekstreme dhe për ata që do të bien pre mund të ketë pasoja serioze. Përveç mashtrimeve, shumë më i gjerë është problemi me dezinformatat dhe lajmet e rreme. Prandaj, zhvillimi i shkathtësive për njohuritë elementare mediatike është absolutisht i domosdoshëm

Ndryshe, në Maqedoni zhvillohet projekti “Liria në internet” i Fondacionit Metamprfozis, që është i financuar nga Oda e avokatëve amerikanë (ABA ROLI) si dhe nga Shoqata për Komunikime Progresive (APC) si pjesë e projektit për mbështetje, promovim, formësim dhe pëkrhaje të lirisë në internet, që kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtave të njeriut në internet, si dhe prezantimit të rezultateve të matjeve të nivelit të hapjes së institucioneve nga projekti “Rrjeti për llogaridhënie, teknologji dhe institucione të hapura në Evropën Juglindore”, të mbështetur nga BE-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button