Freedom House: Maqedonia, vend pjesërisht i lirë

Në raportin më të ri të Freedom House “Liria në botë 2019”, Maqedonia edhe më tej vazhdon të gjendet në grupin e shteteve pjesërisht të lira. Në këtë grup ndodhen edhe vendet e rajonit si Shqiperia, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia, transmeton Poralb.mk.

Serbia ka rënë nga vend i lirë në vend pjesërisht i lirë për shkak të parregullsive zgjedhore dhe fushatën kundër gazetarëve të pavarur, dhe përqendrimit jo kushtetues të pushtetit në duart e presidentit Aleksandër Vuçiç. Gjithashtu edhe Hungaria ka rënë nga grupi i vendeve të lira në pjesërisht të lira për shkak të sulmeve të vazhdueshme në institucionet demokrate të vendit nga ana e partisë Fides ndaj kryeministrit Viktor Orban, duke ndikuar në media, grupet fetare, akademinë, organizatat joqeveritare, gjykatat dhe sektori privat.

Në grupin e vendeve të lira në rajon hyjnë Bullgaria, Kroacia dhe Rumania.  Nga 195 vende, 86 ose 44 për qind janë vlerësuar si të lira, 59 ose 30 për qind për pjesërisht të lira dhe 50 ose 26 për qind vende jo të lira.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button