Merkel: Nuk është në rendin e ditës hapja sërish e negociatave për Brexit-in

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, hodhi poshtë mundësinë e rinegocimit të marrëveshjes që Britania e realizoi me Komisionin Evropian për largimin nga Bashkimin Evropian (Brexit), transmeton Anadolu Agency (AA).

“Nuk është në rendin e ditës hapja sërish e negociatave për marrëveshjen e Brexit-it”, tha Merkel në një konferencë të përbashkët për shtyp pas takimit të zhvilluar në Japoni me kryeministrin japonez, Shizo Abe.

“Dëshirojmë të bëjmë çdo gjë që të mos ndodhë Brexit pa marrëveshje”, theksoi Merkel. Ajo pasi ka vënë në dukje se do të rritet paqartësia në rast se Brexit kryhet pa marrëveshje, ka shtuar se “Duhet të jemi kreativ. Duhet ta dëgjojmë njëri-tjetrin”.

Merkel po viziton Japoninë, një nga partnerët më të rëndësishëm tregtarë të Gjermanisë, pasi marrëveshja tregtare midis BE-së dhe Japonisë hyri në fuqi më 1 shkurt.

Me marrëveshjen e nënshkruar do të eliminohen një pjesë e madhe e tatimit prej 1 miliard euro që kompanitë eksportuese të BE-së i paguajnë çdo vit Japonisë. Kur të vendoset në zbatim plotësisht marrëveshja, për 97 për qind të produkteve që Japonia importon nga BE-ja nuk do të zbatohet taksim doganor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button