U hapën ofertat e tenderit për vaksinat prej 10 milionë euro: Akuzohet se janë favorizuar ndërmarrjet farmaceutike

Hapja e tenderit për imunizim të popullatës kaloi me atmosferë tensionesh, me akuza se po favorizohen ndërmarrje farmaceutike të caktuara dhe me vërejtje teknike te konkurrenca. Ministria e Shëndetësisë nuk i ka lexuar publikisht të gjitha dokumentet nga marrëveshja, dhe kjo nënkupton se publiku nuk e di se cila ndërmarrje me çfarë produkti ka dhënë ofertë dhe ka arritur marrëveshje. Rrjeti Hulumtues “IRL Maqedoni” ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë që të publikohet raporti i ofertave tenderuese si dhe informacioni i cili duhet të tregojë se cila ndërmarrje farmaceutike për cilin produkt të huaj ka marrëveshje. Nuk u prezantuan as pjesëtaret e ndërmarrjeve, ndërkaq përshtypjet ishin se tërë procedura – tenderi u hap shumë shpejt, pa kritere të theksuara dhe pa lexim të detajuar të ofertave, transmeton Portalb.mk.

Pesë ndërmarrje farmaceutike, përfshirë edhe “Makedonijalek” u kanë dhënë ofertë Ministrisë së Shëndetësisë për furnizim të vaksinave dhe harxhimeve të tjera që lidhen me imunizimin. Tërë tenderi kushton 10 milionë euro, kurse ndër to është edhe furnizimi për vaksinat kundër fruthit. Për të gjitha pjesët e tenderit për furnizim të vaksinave të ndrysgme, janë paraqitur pesë ndërmarrje: “Makedonijalek”, “Feniks Farma”, “Elbijor”, “Dr. Panovski” dhe “Alkaloid Kons”.

Më së shumti oferta ka dhënë “Elbijor”, e cila është ndërmarrja më e re në tregun farmaceutik, kurse tenderët me vlerë milionash ka nisur t’i fitojë kohëve të fundit. Shtatë oferta ka dhënë “Fenik Farma” dhe “Makedonijalek”. “Alkaloid Kons” ka dhënë 3, kurse “Dr. Panovski” një.

“Makedonijalek” nuk ka kërkuar tender për morbilin, “Glasko Klajn Smit” me akuza

Me vërejtje dhe akuza ka kaluar tërë procedura e tenderimit, sepse po favorizohen ndërmarrjet, pasi që përfaqësuesja e ndërmarrjes “Gllakso Smit Kllajn”, e cila deri kohë më parë vaksinat për fruthin i ka blerë nëpërmjet “Makedonijalek”.

“Në pjesën 9 dhe 12 për vaksinat HPV dhe PCV specifikimi i tenderi është i mbyllur, kurse deri tash nuk ka qenë ashtu. Me specifikimin favorizohet një ndërmarrje – ofertë e huaj”, tha përfaqësuesja e “Gllakso Smit Kllajn”, megjithëse ka refuzuar të sqarojë se cila ndërmarrje – ofertë po favorizohet, sepse sipas saj atë duhet ta tregojë Ministria e Shëndetësisë.

Akuzat e përfaqësueses së “Gllakso Smit Kllajn” i ka hedhur poshtë përfaqësuesja e ndërmarrjes “Dr. Panovski”, pasi që sipas saj nuk ka mundësi që të favorizohen ndërmarrjet.

“Tenderin jemi duke e realizuar në bazë të specifikimeve. Specifikimet e tenderit janë bërë në bazë të kërkesës që e kemi dorëzuar te Komisioni për Imunizim dhe komiteti i atij Komisioni i ka përpiluar specifikimet. Atë janë duke e bërë ata, unë nuk e di se çfarë saktë është folur në tenderin e vaksinave”, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në akuzat e përfaqësueses së ndërmarrjes “Gllakso Smit Kllajn”.

Për vaksinën HPV ofertë ka dhënë edhe ndëmarrja “Alkaloid Kons”, kurse për vaksinën PCV ndërmarrja “Dr. Panovski”, e cila për herë të parë është duke marrë pjesë në tender për furnizime të vaksinave.

Përfaqësuesit e ndërmarrjeve tjera para Komisioni kanë vërejtur se vaksinat e “Gllakso Smit Kllajn” për virusin Rota nuk është dashur të jenë pjesë e ofertës tenderuese. Ata deklaruan se këto vaksina nuk kanë pasur aprovim që të lëshohen në prodhim nga Maqedonia, por vetëm nga Bashkimi Evropian.

Për tenderin e fruthit  – dy oferta

Në pjesën e tenderit që ka të bëj me vaksinat kundër fruthit, janë paraqitur dy ndërmarrje “Alkaloid Kons” dhe “Feniks Farma”. Ndërmarrja e deritashme që ka kryer furnizimin për fruthin “Makedonijalek” nuk ka dorëzuar ofertë. Oferta e “Alkaloid Kons” arrin vlerën deri 352 mijë euro, kurse “Feniks Farma” në vlerë prej 461.463 mijë euro.

Në fillim të fushatës së vaksinimit kundër fruthit, në rrjete sociale fillimisht u paraqit pako e vaksinës “Priorix”, ku u pa se banderola në gjuhën maqedonase, e vendosur mbi banderolën origjinale, tregonte afat të përdorimit në kohëzgjatje më të gjatë se ajo e origjinalit. Banderola origjinal tregonte se vaksina ishte prodhim belg. Kjo rezultoi me kontroll të jashtëzakonshëm, u gjetën 635 kuti të vaksinës MRP me afat të skaduar.

Ndërmarrja “Makedonijalek” e cila i ka blerë vaksinat nëpërmjet “Gllakso Smit Kllajn” u gjobit, kurse ministri Filipçe në konferencë për media ka deklaruar se shqyrtohet mundësia e marrjes së lejes dhe shfuqizim të tenderëve të nënshkruara.

Venko Filipçe
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe

“‘Makedonijalek’ edhe më tej mund të aplikojë në tenderë, sepse leja nuk i është marrë, kurse hetimi ende vazhdon”, tha Filipçe.

Nga “Makedonijalek” arsyetohen se vaksinat nuk janë me afat të skaduar, por se bëhet fjalë për gabim teknik të vogël, ku në pako janë ngjitur banderola të gabuara në gjuhën maqedonase. Ata dëshmuan se vaksinat janë me cilësi të mirë dhe të verifikuar nga prodhues evropian “Gllakso Smit Kllajn” nga Bullgaria. Është kuptuar se javën e kaluar, përfaqësuesit e kësaj ndërmarrje kanë qenë për vizitë në “Makedonijalek”, por askush nga palët e përfshira nuk dëshiron të flas për këtë temë.

Agjencia për Barëra “Malmed” ka sjellë vendim që vaksinat e fruthit me banderola të gabuara, edhe pse janë me afat, të shkatërrohen në deponinë “Drislla”, gjë e cila ka shkaktuar revoltë dhe panik te qytetarët.

Ndërkaq nga Prokuroria Publike Themelore kanë deklaruar se vaksinat me banderola të gabuara të mos shkatërrohen në deponinë “Drislla”, por të ruhen në ndërmarrjen “Makedonijalek”.

Ndërmarrja “Feniks Farma” dhe “Elbijor” kanë kërkuar më shumë para nga shtetit në vlerë prej 10 milion euro. Pas tyre vijojnë ndërmarrjet “Dr. Panovski” dhe “Alkaloid” dhe më së paku para për gjashtë oferta ka kërkuar “Makedonijalek”. Të gjitha ndërmarrjet bashkërisht kanë dhënë oferta në vlerë prej 11.600 milionë euro.

Foto: "IRL Maqedoni"
Foto: “IRL Maqedoni”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button