Përbërja e re e Antikorrupsionit, sot zhvillohet dita e katër e intervistimit të kandidatëve

Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime në Kuvendin e Maqedonisë do të zhvillohet dita e katër e intervistimit të kandidatëve për kryetar dhe anëtar të Komisionit për Parandalim të Korrupsionit (Komisioni për Antikorrupsion), njofton Portalb.mk.

Përndryshe, dje u intervistuan 14-të kandidatë nga sektore të ndryshme, ndër ata edhe Dona Dimova Markovska e cila duke folur për hulumtimet për projektin “Shkupi 2014”, ka ngritur dyshime për veprime kriminele në shumë baza.

Është intervistuar edhe avokati nga Shtipi, Pançe Dokuzov: “Nga dita e parë e punësimit tim, deri më sot luftojë kundër korrupsionit. Unë jam avokat, dhe askush deri më sot nuk ka bërë me gisht drejt meje se kam punuar joprofesionalisht”, tha Dokuzov.

Kandidatët janë duke u intervistuar nga Komisioni për Përzgjedhje i kryesuar nga deputeti i Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë, Muhamed Zekiri. Në këtë komision pjesëtarë janë edhe: deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Artan Grubi, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Zoran Iliovski dhe nga Grupi Parlamentar i Pavarur, Vlladanka Aviroviq. Nga sektori civil janë Besim Nebiu dhe Sabina Fakiq, kurse nga Avokati i Popullit, Dragi Celevski.

Ndryshe, intervistimi duhet të përfundojë nesër, e mërkurë, nga ku duhet të dalë edhe propozimi me 7 emra, të cilat duhet të kalojnë në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime. Siç paralajmëroi kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi përbërja e re e Komisionit për Antikorrupsion do të miratohet në seancë plenare më 8 shkurt, ditë kjo që korrespondon me shpalljen e zgjedhjeve presidenciale. Për miratim të përbërjes së re të Antikorrupsionit duhet vota “për” e 80 deputetëve.

Në konkursin publik, u paraqitën 80 individë21 u diskualifikuan që në ditën e parë, pasi që nuk e kishin arsim adekuat dhe dokumentacion të plotë, kurse njëri vetë i ka tërhequr dokumentet.

LEXO: Përbërja e re e Antikorrupsionit: U intervistua prokurori Zllatko Bikovski – ndaj tij ka dy procedura disiplinore
LEXO: Përbërja e re e Antikorrupsionit, deputeti Zekiri: 22 aplikues janë diskualifikuar

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button