Indi, 226 persona kanë vdekur si pasojë e gripit të derrit

Që nga fillimi i këtij viti në Indi, si pasojë e infeksionit të virusit H1N1, kanë vdekur 226 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Qendrës nacionale për kontroll të sëmundjeve, nga fillimi i vitit në mbarë vendin janë regjistruar 6.601 raste të gripit të derrit ndërsa 226 persona kanë vdekur.

Kjo është më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kur numri i të sëmurëve arrinte në 798.

Më së shumti raste të vdekjes janë regjistruar në rajonin Rajasthan. Nga virusi i gripit janë prekur edhe vendet tjera si Delhi, Gucarat dhe Haryan.

Vitin e kaluar si pasojë e gripit të derrave në këtë vend kanë vdekur 1.103 persona ndërsa 14.999 u infektuan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button