Mihael Rot: Tani është koha që BE-ja ta shpërblejë Maqedoninë

Maqedonia e realizoi atë që Evropa e priste nga ajo dhe tani BE është në radhë, shkroi ministri shtetëror gjerman për Evropë, Mihael Rot, në kolumnën e tij që “Velt” e publikoi mbrëmë, duke aluduar në atë se vendi duhet të marrë datë për negociata në qershor, transmeton Portalb.mk.

“Zgjidhja e çështjes së emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë është shembull i shkëlqyer për zgjidhje të konfliktit mes partnerëve evropian. Kompromisi e hap rrugën për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut. Tani BE duhet ta bëjë gjithashtu.  Politikanët nga të dy anët shkruan histori përmes përkushtimit të tyre. Në ndërkohë, Kuvendi i Greqisë dhe Maqedonisë, gjithashtu e kanë miratuar Marrëveshjen e Prespës për kontestin e emrit”, shkruan në Rot në kolumnën  e tij ‘Rruga e Ballkanit çon në BE”, përkushtuar Maqedonisë.

Diplomati i lartë që disa herë e ka vizituar Maqedoninë dhe ka mbajtur takime me kryeministrin Zoran Zaev, shefin e diplomacisë maqedonase Nikolla Dimitrov dhe negociatorin me BE-në, Bujar Osmani, konsideron se rruga ka qenë e durueshme, por në fund e paguar dhe do të rezultojë me ‘shpërblim’ për të dy vendet nënshkruese të Marrëveshjes së Prespës.

Ai e rikujton Bashkimin Evropian se tani është momenti për ta ndarë “çmimin” për Maqedoninë dhe ta inkurajojë në reformat.

“Që zyrtarisht Shkupi të vazhdojë me rrugën e reformave, perspektiva e BE-së duhet të jetë konkrete për maqedonasit. Gjenerata e re, veçanërisht është e orientuar kah Evropa me shumicë. Procesi kredibili anëtarësimit gjithmonë përfshin dy palë. Tani radhën e ka BE që të jep porosi. Përpjekjet e suksesshme në vendet kandidate, gjithashtu, kërkojnë përparim konkret në procesin e anëtarësimit. Për atë, BE tani duhet të fillojë shpejtë negociata për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button