Ambasadori Timonie në takim me krerët politik të vendit: Proceset integruese janë shumë të rëndësishme

Ambasadori i Francës në Maqedoni, Kristian Timonie, sot ka zhvilluar takime me kryetarët e disa partive politike në vend me të cilët ka biseduar për proceset eurointegruese dhe për çështje tjera të rëndësishme të shtetit, transmeton Portalb.mk

Në takim me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti kanë diskutuar rreth zhvillimeve të fundit në Maqedoni dhe rajon duke konstatuar arritjet e fundit në drejtim të zbatimit të Marrëveshjes së Prespës, integrimit euroatlantik, ndërsa kanë biseduar edhe për hapat që nevojiten tē ndërmirren në muajt në vijim.

“Ahmeti foli për suksesin e arritur në marrëdhëniet me fqinjtë, barazinë gjuhësore dhe integrimin në NATO dhe në Bashkimin Evropian, ndërsa elaboroi qëndrimet e BD-së mbi zgjedhjet e ardhshme presidenciale duke theksuar qëndrimet unanime të partisë nga mbledhja e fundit e kryesisë”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

Gjithashtu edhe kryetarii Lëvizjes BESA nga fraksioni i Bilall Kasamit, së bashku me nënkryetarin Abdush Demiri dhe anëtarin e kryesisë qëndrore, Dervish Alimi, pritën në takim ambasadorin francez,Timonier.

“Në këtë takim u bisedua për aktualitetin politiknë vend pas ndryshimeve kushtetuese dhe votimit të Marrëveshjes së Prespës. Proceset integruese janë shumë të rëndësishme për vendin dhe çdo pengesë që do krijohej do të ishte në dëm të procesit”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Besa me kryetar Bilall Kasami.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi gjithashtu sot në selinë e partisë priti në takim ambasadorin e Francës, Kristian Timonie.
“Në takim u bisedua për çështjet aktuale politike, si dhe për ecurinë e reformave që vendi duhet ti përmbush drejt procesit integrues në BE. Bashkëbiseduesit u pajtuan që duhet të jepet kontribut maksimal për procesin e reformave të mirëfillta sistemore që vendi sa më shpejtë të bëhet pjesë e familjes së madhe evropiane”, thuhet në njoftimin e PDSH-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button