10 ushqimet që duhet t’i hani çdo ditë për të pastruar arteriet
Arteriet janë enët e gjakut, përgjegjëse për transportimin e gjakut të pasur me oksigjen nga zemra në pjesën tjetër të trupit, transmeton lajmi.net.
Një arterie normale do të jetë e fortë, fleksibile dhe elastike. Nga ana tjetër, bllokimi i arterieve është një gjendje serioze e quajtur aterosklerozë.
Gjendja është shkaku kryesor i sëmundjes kardiovaskulare, e cila përfshin sëmundjet vaskulare periferike, goditjet dhe sulmet në zemër.
Gjithashtu njihet si vrasës i heshtur pasi që gjendja nuk shkakton ndonjë simptomë.
Sido që të jetë, ekzistojnë disa lloj ushqimesh të cilat, nëse merren në baza ditore, atëherë mund të kontribuojnë në eliminimin e bllokimit të arterieve në mënyrë të ndjeshme.
Ndiqeni listën e plotë të ushqimeve më poshtë:
– Shafrani i Indisë
– Hudhër
– Xhenxhefili
– Speci i kuq
– Limoni
– Kanella
– Fara liri
– Lëng shege.