U gjend në fund të detit avioni i futbollistit të zhdukur

Avioni me të cilin udhëtonte Emiliano Sala, nga Nanta në drejtim të Uellsit, është gjendur në fund të detit në kanalin e La Manshit.

Lajmin e konfirmoi një zëdhënëse e degës së hetimeve të aksidenteve ajrore në Britaninë e Madhe, për AFP-në, duke shtuar se do të ketë edhe një komunikatë zyrtare në lidhje me këtë ngjarje, transmeton Top Channel.

Avioni, me të cilin Sala dhe piloti Dave Ibston po udhëtonin drejt Kardifit, ishte i tipit “Piper PA 46” dhe u zhduk nga radarët mbrëmjen e 21 janarit, pikërisht mbi kanalin e La Manshit.

Kërkimet për futbollistin vijuan prej ditësh, për t’u pezulluar më pas nga autoritetet britanike, ndërkohë që familjarët i vijuan ato.

Së fundmi, në brigjet franceze u gjetën disa pjesë që u menduan se ishin të atij avioni, që pas më shumë se 10 ditësh u gjet më në fund. Në kërkimet për gjetjen e avionit dhanë kontributin e tyre 4.500 persona, mes të cilëve kishte edhe një sërë futbollistësh me emër, duke grumbulluar në total 300 mijë euro.

Emiliano Sala la skuadrën e Nantës për të shkuar te Cardiff City, me klubin uellsian që pagoi 17 milionë euro për kartonin e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button