Mustafa: Shpend Ahmeti e shpëtoi Qeverinë, Kushtetuesja e shpëtoi Shpend Ametin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, lidhur me ankesën e Arban Abrashit për vendimin e PZAP-së, për zgjedhjet për kryetar të Prishtinës. Ai ka thënë se “të shtunën, Shpend Ahmeti e shpëtoi Qeverinë, të hënën Gjykata Kushtetuese e shpëtoi Shpend Ametin. E mira kthehet me të mirë” .

Gjykata Kushtetuese sot ka publikuar vendim ku ka vendosur që  Shpend Ahmeti të vazhdojë të mbetet kryetar i Komunës së Prishtinës deri në zgjedhjet e ardhshme, transmeton Telegrafi.

Ky vendim nuk i ka pëlqyer aspak kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, i cili përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Gjykata Kushtetuese shkeli të gjitha afatet ligjore për të vendosur për kërkesën e Arban Abrashit. Në fund vendosi në interes të pushtetit”.

Postimi i plotë i Mustafës:

“Të shtunën, Shpend Ahmeti e shpëtoi Qeverinë, të hënën Gjykata Kushtetuese e shpëtoi Shpend Ametin. E mira kthehet me të mire! Gjykata Kushtetuese shkeli të gjitha afatet ligjore për të vendosur për kërkesën e Arban Abrashit. Në fund vendosi në interes të pushtetit.

Vendimi i sotëm i kësaj gjykate, më kujtoi një rast të viteve nëntëdhjeta të një mikut tim, profesor nga Tirana. Kishte shkuar në gjykim për të kërkuar lirimin e shtëpisë së tij, që ia kishte uzurpuar një palë. Kur gjykata vendosi në llogari të palës uzurpuese, profesori mbeti ulur në gjykatë, i habitur. Gjykatësi kërkoi të largohet, pasi kishte përfunduar gjykimi. Profesori e pyeti, po si u bë prona ime pronë e tij?! Gjykatësi iu përgjigj, kësaj radhe ky e bëri punën, bëre ti punën radhën tjetër!

Një shtet që e humb besimin në Gjykatën Kushtetuese nuk i ka punët mirë! As shteti e as Gjykata. IM”, ka shkruar Mustafa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button