Pesë fëmijë të një familjeje kanë vdekur nga zjarri në Astana

Një zjarr në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, la të vdekur pesë fëmijë të një familjeje.

Autoritetet e qytetit thanë të hënën se zjarri ka përfshirë një shtëpi gjatë natës, duke vrarë pesë vajza të moshës midis tre muajshe deri në 13 vjeçe, transmeton REL.

Zyrtarët e shërbimit të emergjencës i thanë Radios Evropa e Lirë se zjarri ka shpërthyer gjatë natës kur të dy prindërit e vajzave kanë qenë në punë.

Zjarri është shuar një orë pasi zjarrfikësit kanë marrë një telefonatë nga fqinjët, thanë ata.

Babai dhe nëna e fëmijëve kanë marrë ndihmë nga psikologët, tha zëdhënësja e Departamentit të Emergjencave lokale, Ayagoz Fazylova.

Autoritetet po hetojnë shkakun e zjarrit vdekjeprurës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button