Një muaj paraburgim për të dyshuarin serb për krime lufte në Kosovë

Me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore të Pejës i caktoi masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji të pandehurit Z. D., i nacionalitetit serb, thuhet në një komunikatë për media të Gjykatës Themelore të Pejës, transmeton REL.

Ai dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen e së paku 33 civilëve shqiptarë, të cilët janë ekzekutuar gjatë muajve mars-maj të vitit 1999 në Lagjen “Kristal” në Pejë.

I pandehuri Z.D. u arrestua nga Policia e Kosovës të premten e javës së kaluar, derisa po hynte nga Serbia në Kosovë, në vendkalimin kufitar në Jarinë.

Mediat në Prishtinë shkruajnë se i dyshuari është Zoran Gjokiq (Zoran Djokic).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button