Momok(u) shërbyes(si)

Momok ose momoku është emër që e përdorin më së shumti maqedonasit, por kjo fjalë ose emër përdoret edhe në fjalorin e përditshëm te shqiptarët.

Në të shumtën e rasteve, në jetën e përditshme momok I themi shërbyesit i cili kryen detyrat si punëtorë në një shtëpi, kasolle, apo edhe tërlle (aty ku mbahen dhentë).

Në fjalorin tone e përdorim emrin momok si dicka nëncmuese, ia veshim një personi i cili s’ka shtëpi, nuk ka për të ngrënë, i paveshur, pa larë, thjeshtë një rob I cili duhet me çdo kusht të punojë vetëm e vetëm të ha dhe të pi atë që do ia japësh, por edhe atë me nënçmim.

Në të kaluarën por edhe sot vazhdon te disa ta përdorin emrin momok. Nuk bëhem momok i atij, është momoku i filanit, do bëhesh momok i filanit … etj.

Nga aktiviteti i përditshëm, dinamika, procesi I jetës ose cikli I jetës na meson shumë gjëra.

Të gjithë ata që e përdorin momokun si fjalë nënçmuese për dike që ka nevojë për të jetuar, jemi ne ata momokë që çdo ditë bëhemi më momok se momoku që ka të drejtë të shërbejë për te nxjerë kafshatën e gojës. Përdorimi I këtijë termi ka të bëje edhe me edukimin e shoqërisë. Nëse shoqëria është e edukuar mire, kjo thënie pothuajse nuk do të jetë egzistuese dhe ne të kundërt, bëhet nënçmim kur shoqëria është nënçmuese. pra ska lidhje me edukimin e mirëfilltë.

Shpesh më ka ndodhur edhe mua me shoqërinë duke kaluar në një stallë ku i mbajnë lopët ta kemi parë shërbëtorin aty dhe duke i thëne: ja momoku i filanit por jo si nënçmim, e kemi thënë ngase na ka ardhur keq. Biles shumë herë jemi organizuar dhe i kemi dërgu ushqime të ndryshme vetëm e vetëm që t’i ndihmojmë. Njëherë u ndalë edhe na tha: për se më sillni ushqim kur unë kam mundësi që vet t’i blejë këto ushqime. Ju e shihni që unë jam mire, me paguan mirë shefi.

Të shtangur ne të shkretit. Ai kishte mundësi të na blejë ushqime edhe me të mira se sa që i dërguam ne.
Sot, secili nga ne mundë të marrë guximin dhe të i thotë çdonjërit momok.

Shoqëria sot ose kurrë jeton në një momokllëk të madhë.

Ngase ne jemi të arsimuar, do të përmendi momokllëqet vetëm te masa intelektuale.

Sot për të aplikuar në një vend pune, medoemos të bëhesh momok i punëdhënësit ngase edhe punëdhënësi është momok i dikujtë më lartë se ai. Për të aplikuar me ndonjë projektë. medoemos e ke të bëhesh momok i shoqatës. e shoqata të bëhet momok e atijë që aprovon.

Për të kërkuar profesionalizëm, medoemos të bëhesh momok i dikujt që e jep atë, edhe ministër për tu bërë duhet të jesh momok i Kryetarit.

Shoqëria jonë është mbushur plotë me momokë. por edhe të gjithë momokët nënçmohen ndërmjet veti, në varësi nga pozita ku veprojnë.

Për të qenë studentë. profesionistë dhe kritikues duke mos u dëmtuar por duke u shprehur lirshëm në ligjeratën, nuk të duhet asgjë, vetëm se mos t’a kritikojshë profesorin, pra duhet të jesh momok I atijë.

Apliko në vendin e punës si profesionist. nuk duhet të jeshë 10.00 as edhe i ditur, por duhet të jeshë momok i punëdhënësit i cili është momok i ndonjë momoku më lartë.Jo për ndonjë gjë, por duhet të ia bëjsh qejfin dhe t’a lavdërojsh, të i shkojsh mbas dhe të ia lëpijshë kundrat, por ka shkuar edhe më largë momokllëku, mund që edhe t’a prishësh moralin familjar(teme ne vete qe do permendim me vone).

Për të qenë asistent, profesor, prodekan dhe dekan medoemos të jeshë momok i dikujtë.
Për të qenë arsimtar, punues në administrate të shkollës ose univerzitetit, por edhe shërbëtorë, medoemos të jesh momok.

Nëse aplikon në ndonjë konkurs për punë pa marrë parasysh ku, duhet të jesh në listën e partisë, pra të jesh momok partiak, kjo e fundit që ndërlidhet me të gjitha të lartëpërmendurat.

Për të fituar ndonjë çmim si profesionisti më i mire, medoemos të jeshë i afërt me ata që vendosin, pra të jesh momok i tyre.

Nëse sot dikujt momoku i punësuar që merrë rrogë mujore nga momokët. por që paguajnë të gjith taksapaguesit qofshin apo jo momok i kërkon t’a kryejë një punë të vogël, ai do të konsideron momok, ngase është punësuar nga momokët.

Pra, vëllezër dhe mora të mia, ju që jeni të edukuar mirë, ju që nuk përdorni emrin momok në fjalorin tuaj, ju që sakrifikoni nga vetja juaj për të mos qenë momok të dikujt, ju që keni ndërgjegje, keni besim, keni ideal të madh përtej kësaj që ndodhë në shoqërinëe e momokllokëve, ju që keni punë të madhe për të bërë, për t’i luftuar momokët e kësaj kohe.

U lutem nga zemra, mos bini pre të momokëve materijalistë, të prishur shpirtërisht dhe moralishtë.Këto momokë janë kanceri i shoqërisë dhe skanë asnjë vlerë. Ata na bënë kështu, na kan hyrë në familje, na kanë përqarë, na morrën të gjitha. Po na marrin fëmijët me sistemin e funskionimit të tyre, edhe po s’na morrën, ne fëmijët tanë i dërguam te gjithë jashtë shtetit, i dërguam ngase jemi pak të fuqishëm dhe s’mund t’i përballalluam kësaj politike momokeste.

Ne aq e kemi mundësinë e sakrificës, nëse jemi pak, por nëse vetëdijësohemi me tepër dhe behemi më shumë, do i zhdukim këta momokë të ndyrë që kanë kapluar shoqërinë tone.

Neve na mbetet o të merremi dhe të lufojmë këta momokë, o ti lejmë dhe të bëhen më shumë dhe të ikim nga ky vendë ashtu siç kemi ikur përherë dhe kemi gjetë rehatin në shtetet perëndimorë, kurse kemi lënë momokët dhe të afërmit e tyre të menaxhojnë me tokën dhe jo kokën tone.

Shkruan: Esmir Musli Selmani

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button