Kryeministri Zaev: Prej muajit shtator, për 5 për qind do të rriten pagat e gjykatësve

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev i shoqëruar nga ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, ministri i Financave, Dragan Tevdovski, në takimin e realizuar me kryetarin e Shoqatës së Gjykatësve, Xhemali Saiti dhe përfëqasuesve të tjerë, ka premtuar se nga shtatori do të ketë rritje të pagave të gjykatësve për 5 për qind, transmeton Portalb.mk.

“Kryeministri Zaev me përfaqësuesit e gjykatësve ka konstatuar se prej muajit shtator do të realizohet rritje e pagave të gjykatësve dhe nëpunësve gjyqësorë për 5 për qind, dhe se në buxhetin aktual janë siguruar rreth 120 milionë denarë për pagim të kontributeve sipas Ligjit për Gjykata dhe të Nëpunësve Gjyqësorë”, thuhet në kumtesën e Qeverisë së Maqedonisë.

Në takim është arritur edhe marrëveshje për formim të grupit të punës me përfaqësuesit e resorëve ministrore për gjetjen e një zgjidhje sistemore për pagat e gjykatësve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button