Kosovë, kryeparlamentari Veseli: Tarifa doganore do të mbetet

Tarifa doganore mbi mallrat e Serbisë “është vendosur për të mirën e Kosovës dhe ajo nuk guxon të kthehet kundër të mirës së Kosovës”, tha kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, njofton REL.

“E kemi vendosur tarifën 100 për qind mbi produktet dhe mallrat serbe për shkak se Serbia na e ka imponuar një masë të tillë dhe tarifa do të qëndrojë”, tha Veseli.

LEXO: Presidenti i Serbisë, Vuçiq: Ngërçi aktual largohet vetëm kur Kosova heq taksën

Megjithatë, Veseli, duke aluduar në propozimin e tij për një pezullim të vendimit të Qeverisë së Kosovës për taksën doganore për 120 ditë, tha se e propozimi është konkret, bazuar në kërkesën e Shteteve të Bashkuara.

Por, sipas tij, kjo do të ishte vetëm masë e përkohshme, ndërkohë që institucionet e Kosovës do të nisnin veprimet që të mos lejojnë më hyrjen e mallrave në Kosovë me mbishkrimin “Kosovë e Metohi”, si dhe pa i respektuar institucionet e Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button