Kaltrina Selimi: Mendon se është ende herët për fëmijë

Kaltrina ka treguar se kënga ishte pothuajse si një dhuratë për të, sepse kompozitori Elvis Duro e ka kontaktuar dhe i ka propozuar këngën dhe që në fillim kengetarja e ka pëlqyer shumë.

Këngëtarja Kaltrina Selimi, po jeton jetë të lumtur bashkëshortore me Dritonin, por ajo mendon se është ende herët për fëmijë.

“Është diçka që e pres me dëshirën më të madhe, por sigurisht ai është një vendim që nuk merret lehtë, besoj që njëherë duhet përgatitur dhe ta ndjej veten që jam e gatshme për një hap të tillë”, ka thenë ajo në një intervistë për mediat në Kosovë.

Së fundmi ajo ka publikuar këngën me titull “Gjithmonë me ty”, së cilës i ka bashkangjitur edhe një videoklip.

Kaltrina ka treguar se kënga ishte pothuajse si një dhuratë për të, sepse kompozitori Elvis Duro e ka kontaktuar dhe i ka propozuar këngën dhe që në fillim kengetarja e ka pëlqyer shumë./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button