Zaev në takim me TAV: Do të përshpejtohen projektet infrastrukturore prej 35 milionë eurove

Kryeministri i Qeverisë së Maqedonisë, Zoran Zaev bashkë me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski sot është takuar me drejtorin e TAV, Sani Sener dhe me drejtorin gjeneral të TAV Maqedoni, Alp Er Tunga Ersoj, njofton Portalb.mk.

“Në takim është konfirmuar bashkëpunimi i shkëlqyeshëm me TAV e cila në të ardhmen do të avancohet. Zaev e ka theksuar rëndësinë e miqësisë tradicionale dhe bashkëpunimin bilateral me Turqinë në ndërtimin e relacioneve të fuqishme ekonomike mes dy vendeve”, thonë nga Qeveria.

Nga Qeveria shtojnë se drejtori gjeneral dhe përfaqësuesit nga TAV e kanë përshëndetur anëtarësimin e Maqedonisë në NATO e cila së shpejti do të quhet Republika e Maqedonisë së Veriut dhe fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian si procese të rëndësishme për klimën e biznesit dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Pos kësaj, siç kumtojnë nga Qeveria, gjatë takimit është diskutuar edhe për procesin e realizimit të investimeve të reja prej 10 milionë euro që TAV do t’i bëjë për modernizimin e aeroporteve të Maqedonisë dhe për investimet prej 35 milionë eurove në projekte infrastrukturore, rrugë lokale, çerdhe, ujësjellës dhe kanalizim në lartësi, që i ka obligim TAV sipas marrëveshjes për koncesion.

“Ekziston pajtueshmëri nga të dyja palët se në periudhën sa më të shpejtë duhet të fillojë realizimi i këtyre projekteve”, thuhet në kumtesën qeveritare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button