Maqedoni, prej në mesnatë do të rritet çmimi i derivateve

Çmimi i derivateve në Maqedoni prej sonte në mesnatë do të rritet, vendosi Komisioni Rregullator i Energjetikës, njofton Portalb.mk.

Sipas vendimit të Komisionit Rregullator, çmimi i benzinës Eurosuper BS-98 do të rrihet për 0.50 denarë për litër dhe çmimi i ri do të jetë 63.50 denarë për litër, ndërkaq çmimi i benzinës Eurosuper BS 95 do të rritet për 1 denarë për litër, gjegjësisht tani do të kushtojë 62 denarë për litër.  Për një denarë do të rritet edhe çmimi i vajit ekstra i lehtë, i cili tani do të kushtojë 48.50 denarë.

Dizeli do të rritet për 1.50 denarë për litër dhe çmimi i ri do të jetë 60 denarë për litër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button