Skandali me Mistrinë e Bujqësisë: U është ngrirë pasuria Cvetkovit, Spasenoskit, Delevit dhe Dimovskit

Me kërkesë të Prokurorisë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, u është ngrirë pasuar ish ministrave dhe zëvendësministrit në Ministrinë e Bujqësisë dhe Blegtorisë, Mihail Cvetkovit, Aleksandar Spasenoskit, Hristijan Delevit dhe Ljupço Dimovskit, transmeton Portalb.mk.

Përndryshe, për ish ministrin e Bujqësisë, Mihaill Cvetkov dhe ish zëvendësministrin e Bujqësisë, Hristijan Dellev më 1 shkurt u caktua masë paraburgimi 30-ditor dhe të njëjtët janë duke qëndruar në Burgun e Shuto Orizarës, ndërkaq për Aco Spasenoskin u caktua paraburgim shtëpiak për shkak të problemeve shëndetësore.

Për ish ministrin tash deputet në Kuvendin e Maqedonisë, Ljupço Dimovskin ende nuk është parashtruar masë, pasi që të premten të njëjtin e mbrojti imuniteti. Imuniteti iu hoq të shtunën, kurse për masën Gjykata duhet të vendos në mënyrë shtesë.

Parashtrimi i masave të paraburgimit 30-ditor, paraburgimit shtëpiak dhe ngrirjes së pasurisë së Cvetkovit, Spasenoskit, Delevit dhe Dimovskit vjen pasi që të njëjtët dyshohen se e kanë keqpërdorur pozitën zyrtare në Ministrinë e Bujqësisë dhe Blegtorisë, dhe kanë dëmtuar buxhetin shtetëror për 1.5 milionë euro.

Kontestohen 584 tenderë për marrje në qira të tokave bujqësore në lokacione të ndryshme të Maqedonisë.

LEXO: MPB: Ja si e kanë dëmtuar buxhetin e Maqedonisë për 14 milionë euro ish ministrat e Bujqësisë
LEXO: Akuza kundër ish ministrave të Bujqësisë, ASH: të hetohen edhe zyrtarët e BDI-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button