Për pesë vjet në Maqedoni 203 gra kanë ndërruar jetë nga kanceri i qafës së mitrës

Në Republikën e Maqedonisë në periudhën prej vitit 2012 deri më 2016 nga kancer i qafës së mitrës kanë ndërruar jetë 203 gra, ndërsa numri i vdekjeve nga ky kancer, çdo vit rritet për gjashtë për qind, tregojnë rezultatet nga analizat e bëra nga Shoqata e Emancipimit, Solidaritetit dhe Barazisë së Grave, transmeton Portalb.mk.

“Edhe përkundër kësaj gjendje alarmante, Ministria e Shëndetësisë ndan mjete dhe jep mundësi që vetëm 28 për qind e grave të moshës prej 24 deri 60 vjeçare të bëjnë test falas përmes programit për parandalim të kancerit të qafës së mitrës, ndërsa çdo vit ky program përfshin më pak gra nga numri i parashikuar dhe harxhon më pak fonde nga ato që janë ndarë. Në periudhën prej vitit 2012 deri më 2017, 56 për qind e grave të moshës prej 24 deri 60 vjet nuk janë ftuar të bëjnë test falas me Programin për skrining të kancerit të qafës së mitrës, ndërsa 72 për qind të grave nuk u është bërë test përmes Programit në gjashtë vitit e kaluara”, thuhet në njoftimin e Shoqata e Emancipimit, Solidaritetit dhe Barazisë së Grave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button