“Titanik 3” në rigjykim: Prokruroja Katica Janeva ka ndikuar në procedurë

Gjykata e ka pranuar kërkesën për ndërrim të gjykatëses Ola Ristova në gjykimin për “Titanik 3”. Kërkesën e ka dërguar Ristova me arsyetimin se ndaj saj kanë kryer trysni të drejtpërdrejtë dhe kjo ka sjellë në pikëpyetje pavarësinë e saj dhe paanshmërinë gjatë veprimit, që ka hapur dyshim në opinion, njofton Portalb.mk.

Gjykata Penale në Shkup informoi se lënda në pajtueshmëri me AKMIS sistemin do të ndahet për procedim të mëtutjeshëm te ndonjë gjykatës tjetër.

Në vazhdim ua sjellim kumtesën e plotë të Gjykatës Themelore Shkupi 1:

Duke vepruar për kërkesën për ndërrim të gjykatëses Ola Ristova në lëndën K.nr. 1905/17, të formuar pas aktit prokurorial të Prokurorisë Speciale, të quajtur me emrin “Titanik 3”, të dorëzuar personalisht nga gjykatësi, kryetari i Gjykatësit ka miratuar vendim me të cilin pas kryerjes së ekspertizës në lëndë dhe deklaratën e gjykatëses në pajtueshmëri me nenin 36 paragrafi 1 dhe neni 33 paragrafi 2 nga Ligji për Procedurë Penale e ka miratuar kërkesën.

Në fakt, gjykatësja Ola Ristova në kërkesë thekson se në emisionin “KOD” në televizionin Telma më 27.01.2019, prokurorja speciale Katica Janeva ka dhënë deklaratë në kontekst të kërcënimeve të supozuara nga njëri prej palës mbrojtëse ndaj njërit prej prokurorëve. Në atë drejtim, Janeva në deklaratën e saj kërkon nga gazetarët dhe opinioni që kthjellët ta ndjekin këtë lëndë pasi që gjykata, ashtu siç thotë ajo, nuk i ka pranuar këto kërcënime të supozuara si serioze dhe nuk ka ndërmarrë masa në atë drejtim, por edhe se nuk ka vendosur rend në gjykatore.

Në lidhje me deklaratën, gjykatësja Ristova vlerëson se me këtë ndikim të pabazuar mediatik për lëndën e cila në çdo seancë zhvillohen në prani të mediave, organizatave joqeveritare, por edhe përfaqësuesve ndërkombëtarë, kryhet trysni e drejtpërdrejt dhe vihet në pikëpyetje pavarësia dhe paanshmëri në marrjen e vendimit dhe krijohet dyshim në opinion.

Në atë drejtim dhe Gjykata këto deklarata të Prokurorisë Speciale i kupton si përpjekje për ndikim të drejtpërdrejtë ndaj gjykatësit, edhe pse ndjekja mediatike që nga dorëzimi i akuzës nëpërmjet vlerësimit të saj dhe fillimit të diskutimit kryesor është bërë me praninë e vazhdueshme mediatike dhe opinioni ka qenë i njoftuar.

Gjykata vlerëson se në procedurën e kësaj lënde gjykatësi ua ka pranuar të gjitha kërkesat palëve, ndërkaq rendi në seancë gjyqësore asnjëherë nuk është vënë në pikëpyetje.

Megjithatë, për shkak të largimit edhe të dyshimit më të vogël për anshmëri, dhe duke i pasur parasysh deklaratat e gjykatëses Ola Ristova dhe supozimet e PSP-së në lidhje me udhëheqjen e procedurës nga ana e Gjykata, kërkesa për ndërrim të gjykatësit është e miratuar. Në pajtueshmëri me sistemin AKMIS lënda do të ndahet në gjykatës tjetër për procedim të mëtutjeshëm, ndërkaq për të njëjtën palët do të njoftohen plotësisht”, thuhet në kumtesën e Gjykatës Themelore Shkupi 1.

Me këtë vendim, për 1 vit ky gjykim për herë të dytë do të fillojë nga e para pasi që paraprakisht Gordana Spirevska u ndërrua në të njëjtën lëndë.

Ndryshe, deputeti aktual Ejup Alimi bashkë me Ismet Gurin, i cili në zgjedhjet lokale të vitit 2013 ka qenë sekretar i Komisionit Komunal Zgjedhor në Komunën e Çairit, akuzohen për shkatërrim të materialit zgjedhor. Sipas akuzës, Alimi dhe Guri kanë përmirësuar rezultatet nga votimi në zgjedhje.

Akuzën e plotë të rastit mund ta lexoni: KËTU

  • LEXO KËTU PËR MË SHUMË RRETH RASTIT – “TITANIK 3

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button