Intervistimi i antikorrupsionerëve të rinj, sot në radhë janë 14-të kandidatë

Në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime në Kuvendin e Maqedonisë, Komisioni për Përzgjedhje të Kandidatëve për Antikorrupsion kanë realizuar intervistimin e kandidatëve për kryetar dhe anëtar të Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit (Komisioni për Antikorrupsion), njofton Portalb.mk.

Intervistimi ka nisur që nga ora 10:00, kurse ndër të 14-të kandidatët që duhet të intervistohen sot, ka qenë edhe avokati nga Shtipi, Pançe Dokuzov.

“Nga dita e parë e punësimit tim, deri më sot luftojë kundër korrupsionit. Unë jam avokat, dhe askush deri më sot nuk ka bërë me gisht drejt meje se kam punuar joprofesionalisht”, tha Dokuzov.

Përndryshe, dje në Komisionin për Përzgjedhjen e Kandidatëve të Antikorrupsionit janë intervistuar 15 kandidatë, prej të cilëve asnjëri nuk ka deklaruar se ka marrë pjesë në ndonjë rast të parandalimit apo luftimit të korrupsionit.

Ndryshe, intervistimi duhet të përfundojë të mërkurën, nga ku duhet të dalë edhe propozimi me 7 emra, të cilat duhet të kalojnë në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime. Siç paralajmëroi kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi përbërja e re e Komisionit për Antikorrupsion do të miratohet në seancë plenare më 8 shkurt, ditë kjo që korrespondon me shpalljen e zgjedhjeve presidenciale. Për miratim të përbërjes së re të Antikorrupsionit duhet vota “për” e 80 deputetëve.

Në konkursin publik, u paraqitën 80 individë21 u diskualifikuan që në ditën e parë, pasi që nuk e kishin arsim adekuat dhe dokumentacion të plotë, kurse njëri vetë i ka tërhequr dokumentet.

Kandidatët janë duke u intervistuar nga Komisioni për Përzgjedhje i kryesuar nga deputeti i Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë, Muhamed Zekiri. Në këtë komision pjesëtarë janë edhe: deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Artan Grubi, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Zoran Iliovski dhe nga Grupi Parlamentar i Pavarur, Vlladanka Aviroviq. Nga sektori civil janë Besim Nebiu dhe Sabina Fakiq, kurse nga Avokati i Popullit, Dragi Celevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button