Icardi, sërish kundër tifozëve: E doni Interin vetëm kur fiton!

Një reagim me doza zemërimi, sigurisht i ndikuar nga një moment që e pranojnë të gjithë: tejet i komplikuar në mënyrë të padiskutueshme!

Ajo që po kalon Interi nuk është një periudhë që do ta donte askush. Por, pikërisht kapiteni i zikaltërve, Mauro Icardi, nuk arrin të kapërdijë sjelljen e tifozëve të skuadrës milaneze, që me vërshëllima “gjëmuese” në kor shoqëruan lojën e Interit gjatë të gjithë kohës në ndeshjen e humbur me Bolognën, transmeton Top Channel.

Kontestimin e tifozëve, “Maurito” nuk e pranon dhe ndaj saj përgjigjet me mënyrën e tij. Përmes rrjeteve sociale dhe me një kritikë tepër të ashpër.

“Nëse nuk e doni skuadrën kur humbet, s’keni pse ta doni kur fiton”, shkruan ai në “Instagram”.

Megjithatë, Icardi pranon pa doreza vështirësitë dhe pengesat që po hasin kohët e fundit, sikurse edhe hapat e rëndësishëm dhe të suksesshëm në të kaluarën, duke bërë thirrje që të bëhet tifo gjithmonë për Interin.

Reagimi i tij, sigurisht nuk ka nevojë për interpretime, teksa mishëron “ndarjen” mes sulmuesit argjentinas dhe tifozëve zikaltër. E kjo nuk është hera e parë, mjafton të kujtojmë polemikat e shkaktuara pas publikimit të librit të tij. Ndosha këtë ka zgjedhur si mënyrë për të mbrojtur veten dhe shokët e skuadrës, por tifozët presin reagim në fushë dhe jo në rrjete sociale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button