Sërish i zgjatet paraburgimi 30-ditor ish drejtorit të DSK-së, Vladimir Atanasovski

Tridhjetë ditë paraburgim shtesë i ka caktuar Gjykata Penale në Shkup për ish drejtorin e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), Vladimir Atanasovski. Kjo është hera e dytë që i shtyhet paraburgimi 30-ditor, njofton Portalb.mk.

Herën e parë paraburgimi iu caktua më 5 dhjetor të 2018-s, herën e dytë më 3 janar të 2019-s.

Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion e ka akuzuar Atanasovskin për vepër penale “shoqërim kriminel për shkak të veprimtarisë armiqësore”, pasi që në seancat e fundit në gjykimin për ngjarjet e 27 prillit, disa nga të akuzuarit e kanë përmendur si organizator të sulmit të dhunshëm në Kuvend, bashkë me disa persona.

Vladimir Atanasovski është në krye të DSK-së që nga fundi i vitit 2016, kur nga funksioni u largua ish drejtori, Sasho Mijallkov, i cili, dy ditë përpara Vitit të Ri, u lëshua nga paraburgimi në burg shtëpiak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button