Tetovarët vite me radhë kërkojnë transport publik, Komuna shpreson në Bankën Botërore

Transporti publik mbetet njëra prej problemeve të Tetovës. Pasi që shkoi në falimentim Ndërmarrja për Transport “Prolet”, qytetarët janë të detyruar që të udhëtojnë me furgonë, të ecin në këmbë apo të shfrytëzojnë makina, diçka që ndikon në xhepin e tyre, ndotjen, por edhe rrëmujën e komunikacionit, njofton TV21 në gjuhën maqedonase, transmeton Portalb.mk.

Banorët e Tetovës tanimë disa vjet nuk kanë transport publik. Këtë veprimtari e kryejnë ndërmarrjet private, por nuk kanë parking të caktuar ose kohë të caktuar.

Tetovarët thonë se transporti është më se i nevojshme, ndërkaq Komuna ka shpresa në Bankën Botërore.

“Komuna e Tetovës nuk ka mjete financiare të bëjë furnizim të tillë. Për shkak të pamundësisë që të gjejmë mënyrë me Qeverinë e Maqedonisë, për furnizimin e autobusëve ashtu siç bëhet në Shkup, ne kemi ndërmarrë iniciativë që të drejtohemi deri te Banka Botërore për disa projekte dhe njëra prej këtyre projekteve kapitale është furnizimi i disa autobusëve për në qytet, gjegjësisht 5 autobusë. Besoj se me mbarimin e këtij konkursi nga Banka Botërore, Komunës së Tetovës do t’i sigurohen mjete për furnizimin e 5 autobusëve”, thotë zëdhënësi i Komunës së Tetovës, Armend Fazliu.

Përndryshe, transporti publik në Tetovë ka qenë premtim parazgjedhor i kryetares aktuale të Tetovës, Teuta Arifi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button