Bota materialiste dhe bota spirituale (II)

Rënia e natalitetit dhe rritja e mortalitetit në botën perëndimore në të ardhmen do të rezultojë me ndryshimin demografik. Si popuj të vjetër (plakur), përveç Bashkimit Evropian (UE) janë Rusia dhe Ukraina. Zvogëlimi dhe rënia e natalitetit dukshëm vihet re edhe në Ballkan, ndërsa si trend dhe fenomen ka filluar të shfaqet edhe në trojet shqiptare. Numri i vogël i lindjeve, emigrimi i rinisë drejt Perëndimit, janë tregues se, për fat të keq, edhe shqiptarët në të ardhmen do të përballen me të njëjtin sindrom, pra të qenit popull i vjetër (plakur).

Për dallim nga bota perëndimore, SHBA nuk ka krizë demografike dhe rënie të natalitetit. SHBA është nocion fetar. Më kujtohet fraza e SigmundFreud-it: Zoti e ka vendin këtu. Amerikanët nuk e dëbuan Zotin, çdo e dyta familje amerikane e ka Biblën në vitrinë.

Sociologët dhe studiuesit në Lindjen e Afërme dhe Lindjen e Largët shkruajnë se bota lindore është duke u transformuar dhe evoluar nga një shoqëri rurale tradicionale e puritane drejt shoqërisë urbane dhe moderne. Lindja nuk është kundër modernitetit, por është kundër uesternizimit. Një studiues dhe politikolog iranian shkruan se Irani dhe bota islame nuk janë kundër modernizmit por ata janë kundër uesternizimit. Uesternizimi për ne është helm dhe shkatërrim, ai shkatërron kulturën, identitetin e vlerat tona kombëtare dhe spirituale. Fituesi i Çmimit Nobel për letërsi në vitin 1968, shkrimtari japonez YasunariKawabata, në shenjë revolte dhe proteste kundër hapjes së Japonisë ndaj ekspansionit të kulturës dhe qytetërimit perëndimor kreu vetëvrasje (harakiri) në vitin 1972.

Shpirti nuk këmbehet me asgjë

Një gazetar perëndimor vizitoi getot e varfra që ndodhen në varrezat e Kajros. Ai intervistoi një burrë rreth të 40, të pa punë, i cili jetonte në një kasolle të mbuluar me kashtë dhe me gardh. “Sot kam punuar gjithë ditën dhe jam i lumtur që kam siguruar kafshatën e bukës për fëmijët e mi.” – tha burri. Gazetari, duke parë këtë burrë me shumë vullnet dhe fuqi, e pyeti se pas gjithë këtyre  vuajtjeve, mjerimit dhe varfërisë a keni krizë dhe a keni mënuar për të bërë vetëvrasje? Burri, me shtat të lartë dhe duart e rreshkura nga puna, i habitur iu përgjigj gazetarit se asnjëherë në jetë nuk kishte menduar dhe as që i kishte vajtur ndonjëherë ndërmend të kryej vetëvrasje: “E falënderoj Zotin që kam familje të shëndoshë! Jam i kënaqur kur kthehem nga puna me dy kilogram bukë dhe oriz. Sipas Islamit të vrasësh një njeri është krim dhe mëkat, kurse të bësh vetëvrasje është mëkat i madh, mallkim dhe je më i keq se djalli para Zotit.” – tha burri. Gazetarit, i tronditur dhe emocionuar duke parë miliona banorë të pa strehë, të zbathur, të uritur, por me shpresë dhe besim, iu kujtua një çift milionerësh nga Perëndimi, kompania e të cilëve kishte falimentuar. Pronari i kompanisë kreu vetëvrasje, kurse bashkëshortja përfundoi në spitalin psikiatrik.

Pas kësaj, gazetari u takua me një mistik sufist islam. Gazetari iu drejtua mistikut mysliman duke i thënë se në shtetet perëndimore mesatarja bruto e të ardhurave për kokë banori është nga 20.000 € – deri 30.000 €, dhe përkundër kësaj, pra faktit që standardi është i lartë dhe jeta e begatë, e mirëqenë dhe luksoze – popujt në Perëndim edhe më tej ngelin të pakënaqur dhe jo të lumtur. Statistikat thonë se përafërsisht 4-5 persona në ditë kryejnë vetëvrasje. Mistiku sufist i tha gazetarit që ligjet universale janë determinuese. Këto ligje janë të rëndësishme në kohëra krizash. Njeriu në këtë botë nuk ka ardhur të jetojë pa skajshmërish i lumtur. Motivimi si vullnet për të jetuar, për të duruar të gjitha dhimbjet, vuajtjet – është mbështetja tek Zoti. Frenoje veten! Mos vrit! Vrasja është krim dhe mëkat – për këtë do të ndëshkohesh në ferr! Brumosja në këtë frymë është fuqi im-presuese në shpirtin e personalitetit. Mistiku gazetarit ia tregoi një këshillë të Profetit Muhammed, gjegjësisht thënien e tij: Shpirti as nuk falet as nuk jepet, e as nuk shitet, ai (shpirti) nuk këmbehet me asgjë.

Kapja, fiksimi, dhënia (dalldisja) pas gjerave të pa përsosura, të përkohshme, të kota nuk vlejnë më shumë se uni dhe shpirti.

LEXO: Bota materialiste dhe bota spirtuale  (I)

Shkruan: Merxhan Jakupi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button