Rasti i Arjeta Veliut në Tetovë, institucionet s’respektojnë Gjykatën

Pavarësisht vendimit të prerë të Gjykatës Supreme dhe reagimeve të shumta, profesoresha Arjeta Veliu ende nuk është kthyer në vendin e saj të punës në shkollën e mesme ekonomike në Tetovë prej nga ishte larguar në vitin 2013, njofton Televizioni “Alsat-M”. Ish-gjykatësja në Gjykatën Ndërombëtare për të drejtat e njeriut në Strasburg, vlerëson se në rast të tillë, personat që nuk zbatojnë vendimin e gjykatave duhet të mbartin përgjegjësi penale dhe civile.

Kodi penal, në nenin 377 pika dy, ka paraparë dënim me para ose burg deri në 3 vite për personin që nuk respekton vendimet e gjykatës. Drejtoresha e shkollës Ekonomike në Tetovë, Ramie Kurtishi, përmes një letre monolog që e dërgoi në redaksinë e Alsat ditë më parë, e quan të pazbatueshëm vendimin e Gjykatës Supreme, për kthim në punë të Arjeta Veliut. Kjo ka qenë arsyeja pse zonja Kurtishi ka kërkuar edhe rigjykim, kërkesë kjo e cila sipas informatave të Televizionit Alsat, është hedhur poshtë nga Gjykata Supreme. Megjithatë, edhe pse nuk e respektoi vendimin e parë të organeve të drejtësisë, për çka edhe u dënua dy herë, drejtoresha thotë se do të zbatoj vendimin e dytë të Supremes, kur zyrtarisht do i kumtohet i njëjti.

LEXO: Profesoresha e larguar kërkon nga shkolla të zbatojë vendimin e Gjykatës Supreme
LEXO: Gjykata Supreme hedh poshtë rigjykimin në rastin e profesoreshës së larguar nga puna
LEXO: MASH: Drejtoria e Shkollës Ekonomike “8 shtatori” të respektojë vendimin e Supremes
LEXO: Skandali i drejtoreshës në Tetovë: 9 nga 11 të pranuarit nuk përmbushnin kushtet për punësim

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button