Ekonomia italiane përsëri u bë burim shqetësimi në Evropë

Ekonomia italiane, e cila hyri në një recesion teknik pasi u tkurr 0.1 për qind në tremujorin e tretë të vitit të kaluar dhe 0.2 për qind në tremujorin e katërt, ka filluar të bëhet përsëri një burim shqetësimi në Evropë, raporton Anadolu Agency (AA).

Trazirat politike në Itali, tensioni financiar, kostot e larta të huamarrjes dhe kriza buxhetore me Bashkimin Evropian (BE) janë faktorët kryesorë që ndikojnë negativisht në ekonominë e vendit.

Krye-ekonomisti i Group ING, Peter Vanden Houte, në një deklaratë për AA tha se Italia është në recesion teknik, ku shkaku kryesor që vendi ka hyrë në recesion janë rritja e normave të obligacioneve pasi qëndrimi i ri buxhetor ekspansionist i qeverisë italiane shkaktoi shtrëngimin e kushteve të kreditimit në gjysmën e dytë të vitit të kaluar.

Mosmarrëveshja midis Italisë dhe Komisionit Evropian shkaktoi një humbje të besimit në vend dhe dëmtoi rritjen, u shpreh Houte duke shtuar se “Marrëveshja mes Italisë dhe Komisionit Evropian për një zgjerim të moderuar financiar për 2019 ka zbutur pak tregjet financiare dhe uli normat e obligacioneve”.

Ndër të tjera Houte theksoi se rritja negative mund të rrisë më tej deficitin buxhetor të vendit, i cili pas stinës së verës mund të çojë në një problem të ri mes Italisë dhe Komisionit Evropian.

– “Veprimet e rifinancimit afatgjatë do të jenë të dobishme për bankat italiane”

Peter Vanden Houte ka parashikuar se dobësimi i rritjes në Eurozonë do të shkaktojë që Banka Qendrore Evropiane (ECB) të mbajë normat e interesit në nivele të ulëta. Megjithatë, ECB mund të vendosë veprime të reja rifinancimi afatgjatë, tha Houte, duke shtuar se kjo situatë do të ishte veçanërisht e dobishme për bankat italiane.

Më tej Houte tha se pa financimin e lirë të ECB-së, bankat italiane mund të rrisnin normat e interesit për kreditë, të cilat do të shkaktonin dëme të mëtejshme për ekonominë.

– Pamja e vendit nuk është shumë e ndritshme

Ekonomisti i Berenberg, Florian Hense, pasi vuri në dukje se recesioni teknik i Italisë është shqetësues, tha se pamja e vendit nuk është shumë e ndritshme.

Ai tha se edhe qeveria radikale ka kontribuar gjithashtu në një mjedis të jashtëm vështirësues.

Ndërkohë edhe krye-ekonomisti i Dekabank, Ulrich Kater, duke theksuar se Italia nuk ka një strategji ekonomike në nivel të mjaftueshëm, tha se “Por situata nuk është shumë e keqe aq sa për të mobilizuar reformat. Strategjia e vendit po funksionon me ulje ngritje”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button