Zaev në takim me Borisovin: Miqësia asnjëherë nuk ka qenë më e mirë

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev  e kryesoi delegacionin e Qeverisë së vendit gjatë vizitës në Bullgari, në përbërje të së cilit janë ministri i Kulturës, Asaf Ademi dhe anëtarë tjerë të Zyrës së kryetarit të Qeverisë dhe ministrit të Kulturës, në vizitën dyditore në Republikën e Bullgarisë, transmeton Portalb.mk.

Kryeministri gjatë kohës së vizitës në Sofje zhvilloi takim me kryeministrin e Bullgarisë, Bojko Borisov me të cilin bisedoi për bashkëpunimin e ardhshëm mes të dy vendeve, që pas nënshkrimit të Marrëveshjes për Miqësi dhe Fqinjësi të Mirë, shënoi rritje në të gjitha fushat. Në takim janë shqyrtuar mundësi për krijimin e kushteve për rritjen e shkëmbimit tregtar me uljen e shkallave doganore.

Kryeministri Zaev në takim edhe njëherë e falënderoi Borisovin për përkrahjen e vazhdueshme nga Republika e Bullgarisë për anëtarësim të Maqedonisë në NATO dhe BE, si dhe për përgatitjen e Bullgarisë që ta ndajë përvojën në të gjitha çështjet në lidhje me përgatitjet në periudhën qasëse dhe për shfrytëzim efikas të fondeve evropiane në këtë fazë të negociatave.

Ata në takim, siç njofton shërbimi i Qeverisë, kanë biseduar edhe për përgatitjes për seancën e dytë qeveritare e cila këtë vi  duhet të mbahet në Bullgari, ndërsa Forumin e përbashkët të biznesit, që u mbajt në Shkup e vlerësuan si impuls shtesë për bashkëpunimin ekonomik si prioritet më i lartë i qytetarëve dhe bashkësive të biznesit të të dy vendeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button