Filmi dokumentar “Toka e mjaltit” fitoi tre çmime në festivalin Sandens

Filmi maqedonas “Medena zemja” (Toka e mjaltit) fitoi në konkurrencën e filmave dokumentar nga e gjithë bota në festivalin amerikan “Sandens”. Filmi është në regji të Lubo Stefanov dhe Tamara Kotevska, ndërsa në premierën e “Sandens” kanë marrë pjesë edhe producenti dhe montazheri i filmit, Atan Georgiev dhe xhiruesit Fejmi Daut dhe Samir Luma, transmeton Portalb.mk.

Në kategorinë që fitoi filmi “Medena zemja” kishte edhe 11 filma tjerë dokumentar nga e gjithë bota. Filmi i fitoi çmimin e madh filmi më i mirë dokumentar, ndërsa xhiruesve u është ndarë çmimi për kinematografinë më të mirë. Dokumentari e ka fituar edhe çmimin e jurisë për ndikim në ndryshime.

Premiera e dokumentarit ishte më 28 janar në festivalin që u mbajt në Juta të SHBA-së, ku mori shumë kritika të mira.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button