Protesta e parë anti-Vuçiç në veri të Mitrovicës, Lisa Serbe i doli kundër

Në veri të Mitrovicës është mbajtur për herë të parë një protestë anti-Vuçiç, pjesë e fushatës protestuese “Një në 5 milionë”, e cila vijon prej javësh në Beograd.

Vrasja e Oliver Ivanoviçit dhe arsyet se pse iu morr jeta –me gjasë nga klanet kriminale serbe të lidhura me politikën, ishin lejtmotivi i protestës, transmeton Tesheshi.com.

Organizatorët thanë se donin të tregonin se si në Kosovë ka nga ata që nuk pajtohen me politikën e qeverisë serbe.

Në këtë mënyrë ata kanë mbështetur protestat që janë organizuar në Beograd dhe në qytete të tjera të Serbisë për dy muaj me radhë.

Në mesin e turmës ishin djali i madh i Oliver Ivanoviçit, Nikola Ivanoviç, gruaja e parë e Oliver Ivanoviçit, Marina Ivanoviç, aktivistja e njohur Rada Trajkoviç, etj.

Por Lista Serbe ishte kundër kësaj proteste, ku në një deklaratë falenderoi qytetarët që nuk iu bashkuan asaj. Sipas Srpska-s, protestat janë anti-serbe në thelb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button