Vijojnë intervistat e kandidatëve për Antikorrupsionin në Kuvendin e Maqedonisë

Në seancën e komisionit kuvendor për Çështje dhe Emërime sot duhet të intervistohen kandidatët e paraqitur në konkursin për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, transmeton Portalb.mk.

Në konkursin që e publikoi Kuvendi i cili zgjati prej 22 deri 27 janar, sipas informatave të fundit, janë paraqitur 60 kandidat.

Intervistat e kandidatëve duhet të transmetohen drejtpërdrejt në Televizionin e Maqedonisë, ndërsa do t’i zhvillojnë përfaqësues të Akademisë Maqedonase të Arteve dhe Shkencave, Unioni Interparlamentar dhe Shoqata e Qytetarëve që merren me Antikorrupsionin.

Për kryetar kanë aplikuar 19 persona, ndër të cilët janë ish prokurori Aleksandar Nakov, avokati Angjele Ilievski, avokati Oliver VuksanoviqMaja Mallahova, ish kryetarja e Komisionit për Furnizime Publike, Tanja Alltanxhieva dhe këshilltarja në Ministrinë për Drejtësi, Radica Llazareva Geroska.

Për anëtarë të Komisionit për Antikorrupsion kanë aplikuar ish drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Goran Mitevski, profesori i Fakulteti për Siguri, Zllate Dimovski dhe pjesëtari i Komisionit për Lustrim, Çedomir Damjanovski.

Me ligjin e ri edhe gazetarët mund të bëhen pjesë e Komisionit për Antikorrupsion, dhe për këtë shkak si anëtarë kanë aplikuar Xhelal Neziri nga SCOOP dhe Goran Tërpenovski nga “Sakam da kazam”.

Komisioni për Përzgjedhjen e Përbërjes së Komisonit për Parandalim të Korrupsionit. Foto: Borçe Popovski

Në Komisionin për përzgjedhjen e  antikorrupsionerëve të rinj janë: deputeti i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM), Muhamed Zekiri – kryesues, deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Artan Grubi, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Zoran Iliovski dhe nga Grupi Parlamentar i Pavarur, Vlladanka Aviroviq.

Nga sektori civil janë Besim Nebiu dhe Sabina Fakiq, kurse nga Avokati i Popullit do të jëtë Dragi Celevski.

Kryetari i Komisionit dhe gjashtë anëtarët do të kenë mandat prej 5 vjetëve, të cilët nuk do të kenë të drejtë për rizgjedhje. Gjatë zgjedhjes, sipas Ligjit të ri për Parandalim të Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesave, do të vlejë parimi i përfaqësimit përkatës dhe të drejtë dhe parimit të barazisë gjinore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button